Nipi i të ndjerës tregon si ua zhvati sanitarja Alldërvishi 8 mijë euro: Ja fusja lekët në qese , ankohej “më ke dhënë pak”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi se veç parave që merrte prej saj, sanitarja Tire Alldervishi i zhvaste para edhe një kushëririt të saj, të quajtur Titi.

Ky i fundit ka dëshmuar sot në “Stop”, sesi i jepte të hollat Tires, e cila nuk kënaqej kurrë. Veç shumës, që i linte kushërira, Titi thotë, se jepte para ekstra për Tiren, pasi kjo e fundit ankohej, se ishin pak.

Nipi i të ndjerës, Titi: Unë kam një dyqan fruta-perime edhe Tiren e kam njohur si kliente, që vinte blinte aty edhe me një fjalë ra muhabeti, që unë kisha çuar tezen në spital… i thashë unë: “O Tire më është shtruar tezja në spital. Në qoftë se ke mundësi me më ndihmuar, me e pa, me i bo hyzmet. Ajo tha- po, e shoh unë! Paret m’i lente kushërira dhe ngaqë ishte në punë më thoshte jepja pak Tires lekët edhe unë lekët ia fusja në një qese, në kartopecetë dhe ia fusja ke qesja dhe çdo ditë e Zotit, ajo vinte merrte lekët në mëngjes. Përveç këtyre, kur vinte pasdite, m’u ankonte, më thoshte, që Ani më ka dhënë pak lekë edhe unë ngaqë e kisha teze, më vinte keq, i jepja dhe unë ndonjë gjë nga të mijat.

Gazetarja: Sa herë ka ndodhur kjo?

Nipi i të ndjerës, Titi: Kjo ka ndodhur 4-5 herë, që i jepja nga të miat, plus atyre, që lente Ani nga 70-60-40 përditë.

Gazetarja: Sa para afërsisht i keni dorëzuar gjatë gjithë kësaj periudhe, pothuajse për një muaj?

Lexo edhe :  E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete 44-vjeçarja afër banesës

Nipi i të ndjerës, Titi: Po vetëm turni i parë, që m’i lente Ani lekët mua, se ishte në punë dhe lekët e Anit unë ia jepsha Tires, përditë nga 70-60-40 mijë lekë, plus që jepja unë për tezen time, se më vinte keq dhe jepja dhe unë, se mu ankonte, që më ka dhënë pak.

Gazetarja: Tirja pretendonte, që këto para i ndante me të tjerë, apo ishin për shërbimin e saj?

Nipi i të ndjerës, Titi: Jo, ajo thonte, që duhet t’i jap dhe të tjerëve, 10-të infermierit, 20-të nuk e di. Unë ia jepja lekët, me një fjalë vetëm për turnin e parë, këto 60, 70, 40 varet sa ishin, sa do i ndanin, sa kishin bo llaf ato me një fjalë, se..

Gazetarja: Ju keni prova për këto, që po thoni?

Nipi i të ndjerës, Titi: Provat mund të jenë aty, ka dhe kamera aty, ajo vinte përditë, çdo ditë vinte aty.

Gazetarja: Jeni gati, që provat tuaja, por dhe dëshminë tuaj t’ia vini në dispozicion organeve të drejtësisë?

Nipi i të ndjerës, Titi: Po, gati jam!

 

Të fundit

Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë...

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga shitja e shtëpive, është zëri...

Tenda, pedana e struktura betoni/Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Edhe pse fundjavë, strukturat e IMT-së vendore, Policia Bashkiake dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë Durrës kanë vijuar aksionin për lirimin e...

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në...

Rreziku nga qumështi ambulant/ 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje...

Lajme të tjera

Web TV