Një tjetër shtet miraton vaksinën ruse kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraguai është bërë vendi i katërt i Amerikës Latine që miraton përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit Sputnik V të zhvilluar nga Rusia, sipas fondit sovran të pasurisë ruse, RDIF.

Në një deklaratë të raportuar nga agjencia e lajmeve Reuters, RDIF tha se Paraguai do të fillojë përdorimin e vaksinës pa ndonjë provë shtesë klinike. Argjentina, Venezuela dhe Bolivia gjithashtu kanë miratuar përdorimin e vaksinës ndërsa Kili është në bisedime për ta bërë këtë.

“Ne presim që më shumë vende në rajon do ta miratojnë atë së shpejti dhe janë të gatshëm të krijojnë partneritete të reja për të bashkuar përpjekjet në luftën kundër pandemis”, tha Kirill Dmitriev, CEO i fondit.

RDIF pretendon efikasitet më të madh se 90% për Sputnik V. “Furnizimi i vaksinës do të lehtësohet nga partnerët ndërkombëtarë të RDIF në Indi, Kinë, Korenë e Jugut dhe vende të tjera,” shtoi ai.

Më shumë se 1.5 milion njerëz janë vaksinuar tashmë me Sputnik V, tha ai. Vaksina është aprovuar gjithashtu në Rusi, Bjellorusi, Serbi, Algjeri dhe Palestinë.

“Procesi për të miratuar vaksinën në Bashkimin Evropian ka filluar,” tha deklarata.
l.m/Fjala.al

Të fundit

‘Izraeli, jasht Eurovision!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të...

“E prisja fitoren e PS”/ Petro Koçi “thumbon” deputetët e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga krysocialisti Edi Rama. Sipas tij...

Mbretëresha Camilla e dashuruar me Molly-n, prezanton anëtaren më të re të familjes

Pas humbjes së qenit të saj të dashur, Beth, në nëntor 2024, Mbretëresha Camilla ka prezantuar anëtaren më të re të familjes: një Jack...

Diaspora u manipulua? KQZ replikë demokratëve: Procesi ka integritet

Akuzat e demokratëve për manipulim të procesit zgjedhor në diasporë, morën një përgjigje nga Ilirjan Celibashi. I pyetur nga A2 CNN mbi pretendimet e PD-së,...

Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion. Me lotë në sy, ai kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV