Reshje intensive bore në qarkun e Korçës, temperaturat deri në -7

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshje intensive bore janë regjistruar gjatë natës në Qarkun e Korçës. Dëbora, e shoqëruar me erë të fortë në zonat malore ka nisur përgjatë intervalit të orës 19:00 deri në orën 02 të mëngjesit, ndërsa trashësia e saj varion nga 10-20 cm.

Mësohet se autoritetet rrugore janë angazhuar për mbajtjen e rrugëve të hapura për qarkullimin e mjeteve, duke bërë kriposjen e tyre apo dhe pastrimin e dëborës.

Ndërkohë që temperaturat vazhduan që të uleshin, ndërsa në orët e mëngjesit kanë shkuar deri në – 7 gradë celsius.

Po ashtu, autoritetet kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me zinxhirë ose goma dimërore.

Nga informacionet e dhëna nga OSHEE, probleme në furnizimin me energji janë krijuar ne fidrin qe furnizon fshatrat Dishnice, Barc, në fidrin e Cangonjit, Bilishtit, dhe ne dy fidrat e Maliqit si dhe në fidrin e Pogradecit e furnizon bregun e liqenit. Mësohet se grupet e punës po punojnë per riparimin e defekteve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Rrezikoi jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh, flet oficeri: Tre ditë tmerri!

Alfred Zhupani është specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit, por për shqiptarët ai u bë i njohur nga një fotografi teksa...

Karuseli i zërave për mocionin ‘Berisha’ të shtatorit

Ylli Pata Të mësuar tashmë që nga 2017-a, ekzaktësisht pas zgjedhjeve të dyta rresht që fitoi Edi Rama, publiku priti emrat e ministrave në gusht....

Lajme të tjera

Web TV