Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e mbikalimit të Kamzës në Tiranë ku mbeti e lënduar një punonjëse policie.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, ku mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim.
Menjëherë pas aksidentit e plagosura u dërgua në spital për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al