Video që po ‘çmend’ rrjetin/ Të rinjtë shqiptarë iu japin urdhra ushtarëve grekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke i kanë bërë jehonë një videoje që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.

Siç shihet në video, dy të rinj që flasin shqip u japin urdhra ushtarëve grekë, të cilët i kanë vënë në rreshtore dhe i detyrojnë të brohorasin një emër, që mesa duket është emri i moderatorit të njohur nga Kosova Meriton Mjekiqi.

Gjithashtu 2 të rinjtë duket sikur po “përshëndesin” edhe shokët e tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 Maji”, siç edhe përmendet në video.

Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Ndërkohë mediat greke e kanë cilësuar si një skandal dhe kanë nisur hetimet. Videoja e diskutueshme, e postuar në Instagram, tregon qartë fytyrat e autorëve. Koha kur është publikuar nuk është njoftuar.

“Shumë përdorues të internetit pyesin se si është e mundur që dy shtetas të huaj të jenë në radhët e ushtrisë greke dhe të urdhërojnë ushtarët grekë”, thuhet më tej në artikullin e medias greke.

Kujtojmë se në Greqi, ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.

Të fundit

Veliaj: S`ka forcë në botë të më ndalë të bëj fushatë për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë...

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonominë shqiptare?

2025-a është një vit elektoral. Në periudha të tilla dinamikat e zhvillimit të ekonomisë ndryshojnë dhe përgjithësisht viti priret të jetë më e mirë,...

“Rama dhe Berisha, bashkë kundër SPAK?!”Kulluri: Kanë një provë të madhe para zgjedhjeve

SPAK dhe reforma në drejtësi duket se do të jetë kryefjalë e fushatës për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kryeministri në njërën anë...

Viti 2025 do të jetë shumë i rëndësishëm për ne shqiptarët

Nga Spartak Ngjela Gjithçka shqiptare po merr një fuqi që kuptohet se po na afron përditë e më shumë drejt vetvetes etnike. Asgjë nuk na...

Pesë rreziqet kryesore që i kanosen sot Shqipërisë

Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale për vitin 2025, sipas Raportit të Rreziqeve Globale, të përpiluar nga...

Lajme të tjera

Web TV