Fjalia më e çuditshme dhe më e fuqishme, që mund të thotë një njeri i suksesshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse do të pyesnim njerëzit e suksesshëm se çfarë u kanë mësuar sipërmarrjet e tyre përkatëse, disa nga gjërat të cilat me gjasë do të përmendin do të ishin: Ekipi i palodhur. Idetë e shkëlqyera. Etika në punë. Të qenurit të vendosur. Dëshira për të guxuar. Skuadra bashkëpunuese. Partnerë të mëdh. Akses në një kapital etj.

Të gjitha këto qëndrojnë, mirëpo ka diçka që I dallon nga turma. Inc Magazine kontaktoi me një sipërmarrës jashtëzakonisht të suksesshëm, i cili preferoi të mbetej anonim. Gjëja më e rëndësishme që i ka mësuar biznesi është:

SE NUK DI.

Pa dyshim, thekson Inc, kjo qasje tingëllon e çuditshme kur në fund të fundit, përvoja është mësuesi më i mirë, veçanërisht kur rezultati është suksesi. Megjjithatë duket se Paradaksi i SokratIT – Unë di që në nuk di asgjë – gjen zbatim te suksesi për shumë arsye.

Si argument mund të përmendet rasti i një studimi të bërë te mjekët në vitin 2005, të botuar në journal of Internal Medicine. Studimi tregoi se mjekët të cilëve u ishin dhënë raste klinike sfiduese, qenë në gjendje të kishin një diagnozë të saktë dy të tretat e kohës. Por, kur të njëjtëve mjekëve iu kërkua të analizonin diagnozën fillestare dhe të merrnin parasysh mundësitë alternative – me pak fjalë, të imagjinonin se me të vërtetë nuk e “dinin” – saktësia e tyre u përmirësua me 40%.

Jeff Bezos thotë se treguesi kryesor i inteligjencës së lartë është gatishmëria për të ndryshuar mendjen. Me pak fjalë, këta njerëz të suksesshëm zgjohen çdo ditë duke menduar se dinë shumë pak, gjë që i bën që të përmirësohen, të kenë rezultate të reja dhe të rishikojnë dhe riformojnë mënyrën e tyre të të parit të gjërave.

Lexo edhe :  Këto janë 3 shenjat e zoodiakut që duan të jenë gjithnjë në një lidhje

“Unë nuk di asgjë” ndihmon që kushdo të jetë i hapur ndaj gjërave dhe njohurive të reja.

/Anabel

Të fundit

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

Lajme të tjera

Web TV