Lushnja, Gjyla: Shtyrja e dobishme, në disa terrene gjendja është e mjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur para pak ditësh shtyrjen e rifillimit të garave për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave. Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të kësaj veprimtarie, që duhej të niste më 16 janar 2021.
Por Ilir Gjyla nuk është kundër shtyrjes së kampionatit, megjithatë e ka një hall. Trajneri i Lushnjës priste që minimalisht FSHF-ja të jepte një datë të re, pasi nuk po di si të veprojë me ngarkesat në stërvitje. “U dhamë ngarkesën e duhur futbollistëve për t’i pasur të gatshëm për pjesën e mbetur të kampionatit, kurse këtë javë po vazhdojmë normalisht, – thotë ai. – Ajo që na shqetëson më shumë është se nuk dimë kur do të fillojë kampionati. Kjo ka shumë rëndësi për programin, pasi duhet të dimë t’ua ulim apo ngremë ngarkesën futbollistëve.”
“Dakord, – ka vijuar kreu i stolit të myzeqarëve. – Unë nuk dua ta komentoj fare këtë, pasi dihet si janë ditur terrenet dhe ambientet futbollistike në Shqipëria. Ka vende që duhet të hysh me çizme gjuetari. Nga dhomat e zhveshjes deri në stol duhet të veshësh çizmet e gjuetisë. Dakord që u shty kampionati, nuk kam asnjë kundërshtim. Ne do ta zhvillojmë ndeshjet në Luz dhe unë e di shumë mirë se çfarë fushe është ajo e të tjera me radhë. Ndaj, them mirë u bë që u shty kampionati për ca kohë.”
“Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe klubet do të njoftohen në një moment të dytë në lidhje me rifillimin e veprimtarisë”, – sqaronte njoftimi i FSHF-së. Por duhet të vazhdonte fjalia edhe me përcaktimin e datës, pasi dikur kampionati do të fillojë sigurisht, thotë Gjyla. “Shiu mund të vazhdojë edhe një muaj, edhe dy, edhe deri në prill, – thekson ai. – Kështu që, mirë do të ishte të caktohej një datë. Ndoshta të përcaktohej edhe një javë. Të thuhej se këtë javë kampionati fillon, kaq. Kur e di këtë, ti u jep ngarkesë futbollistëve.
“Sepse e di që fillon kampionati të shtunën ose e ul ngarkesën kur gara fillon pas dy javësh. Bëhet si herën e parë”, – shton trajneri. Nga Besa, tek Egnatia, rifillimi i sezonit është “i zjarrtë” për Lushnjën. Po çfarë pret trajneri i lagunarëve nga këto 180 minuta? “Të zjarrtë e kishim edhe fillimin e fazës së parë, ashtu do jetë edhe tani, nuk diskutohet, – përgjigjet ai. – Ndoshta është shpejt për të folur. Nuk i dihet se çfarë do të bëhet derisa të fillojë kampionati. Ndoshta gjejmë ndonjë mesfushor, ndonjë sulmues tjetër.”
“Megjithatë, edhe me këtë skuadër që kemi, ne do të mundohemi të jemi gati. Ne jemi përgatitur për të gjithë kampionatin, jo vetëm për këto dy ndeshje të para”, – ka përfunduar trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV