Nga jeta luksoze dhe pushimet në Dubai me VIP-at/ Kush është i riu që shkaktoi aksidentin e frikshëm me BMW në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të enjten e 14 janarit dy automjete u përfshinë në një aksident pranë Ambasadës Italiane, në Tiranë shkak i shpejtësisë së lartë dhe mos respektimi i rregullave rrugore.

Nga videot që u publikuan në rrjetet sociale përtej aksidentit fatal, për fat dy kalimtarë shpëtuan pa asnjë lëndim teksa po kalonin vijat e bardha pranë rrugës ku ndodhi dhe aksidenti.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda.

Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin ishte i riu Stiverjan Dashi, ku në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta.

Para aksidentit të rëndë, i riu ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet para makinës së tij luksoze.

Nga postimet nëpër rrjetet sociale I riu shihet se bën një jetë luksoze, ku pushimet i kalon në Dubai dhe Mykonos.

Nuk dihet pse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga Policia, ku rallëherë nuk u bën publike as rrethanat e aksidentit dhe as drejtuesi i automjetit BMW që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në mes të Tiranës.

Mbetet për tu parë se çfarë mase është marrë ndaj drejtuesit të mjetit, të riut Stiverjan Dashi që për pak desh gjakosi rrugët e kryeqytetit nga shpejtësia e makinës.

Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan dy qytetarët, por edhe të aksidentuarit të cilët patën dëmtimet të lehta edhe pse goditja ishte e frikshme.

Qytetari që drejtonte Skodën, quhej Dritan Telhaj. Ai hyri me semafor jeshil, duke respektuar rregullave të qarkullimit, ndërkohë që edhe dy qytetarët po kalonin vizat e bardha.

Lexo edhe :  Sherri në zyrat e PSD tek "Ali Demi", policia shpall në kërkim një person (EMRI)

 

Të fundit

Detajet e marrëveshjes SHBA-Ukrainë, nga pasuritë nëntokësore te rindërtimi

Amerika merr fitoren e parë në Ukrainë. Uashingtoni dhe Kievi kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndarë fitimet nga...

Berisha nga Belshi/ Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg, administrata larg patronazhistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar turin e tij elektoral në fushatën përmbyllës në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11...

VIDEO/ Ish-banorja e “Big Brother Albania” sherr me vajzën e partnerit në market

Një video e publikuar nga JOQ ka ngritur shqetësim në rrjet. Në pamjet e siguruara, tiktokerja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi,...

Egli nuk humbet kohë, ‘rrëmben’në Top Channel moderimin e këtij formati? (Foto)

Pjesëmarrja në BBVA i ka hapur disa dyer të reja Egli Takos. Përpos muzikës ku ajo është rikthyer me disa hite, Egli ka shfaqur...

Lamine Yamal ‘tërbon’ edhe Haalandin: Ky djalë është i jashtëzakonshëm

Lamine Yamal shkëlqeu kundër Interit, paçka se Barcelona barazoi 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Ylli 17-vjeçar i Barçës ‘vodhi’ vëmendjen me paraqitjen e...

Lajme të tjera

Web TV