Çifti më i përfolur i showbizz-it/ Mozzik tregon si u ribashkua me Loredanën (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mozzik u shpreh disa javë më parë se nuk është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ishte e kundërta.

“Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, u shpreh reperi në fillim të këtij viti në një intervistë për “Prive”.

Mirëpo pjesa e fundit e dokumentarit të Loredanës na tregoi komplet të kundërtën.

Në një sekuncë të dokumentarit ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Gjithashtu Loredana shkëputi vetëm këtë pjesë dhe e publikoi në “Instagram”-in e saj.

Madje Mozzik pranoi se mund të rikthehet sërish në të ardhmen për të jetuar me Loredanën në Zvicër.

Pas dokumentarit, Mozzik publikoi në Instagram dy çiftet e famshëm, Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, me të cilët ka identifikuar marrëdhënien e tij të dashurisë me Loredanën.

Sigurisht që gjithë këto shenja i ka çuar fansat të mendojnë se në fakt ata të dy janë ribashuar, por thjesht ju duhet akoma më shumë kohë për ta pranuar me gojën plot publikisht.

Mirëpo çfarë i bëri ata të riktheheshin me njëri-tjetrin dhe të linin pas të shkuarën? Mozzik ka publikuar në Instagram një shprehje, që hapur tregon se si u ribashkuan ata dhe e bën akoma më të fortë lidhjen e tyre.

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Mozzik.

Kujtojmë se pas ndarjes së tyre të bujshme, Mozzik dhe Loredana, folën publikisht kundër njëri-tjetrit.

Lexo edhe :  "Po çlodh kockat e mia para se të shkoj 30", Dua Lipa pushon në Shqipëri

Megjithatë ata i kanë lënë tashmë të gjitha në të shkuarën, për t’i dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit dhe për t’ja nisur nga e para.

 

Të fundit

Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan këmbehet me 82.5 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje. Euro...

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e...

Lajme të tjera

Web TV