Hajdutët i kthejnë makinën e vjedhur gruas: Edhe ne kemi zemër…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori e padëgjuar më parë është ajo që i ka ndodhur një gruaje në Itali, ku hajdutët që i kishin vjedhur makinën, ja kthyen sërish pas disa ditësh, e madje shoqëruar edhe me një letër ndjese.

Maria Elena Barile-s, cila vuan nga skleroza e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë. Pas kësaj, e bija, Rita Damiani, bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe se nënë së saj nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

E me sa duket historia e gruas ka prekur dhe hajdutët. Ata i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër ku i kërkonin të falur.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët”, shkruhej në letër. Fotoja e letrës është publikuar nga vetë Rita Damiani, pasi gjeti makinën e së ëmës.

Të fundit

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

Lajme të tjera

Web TV