36-vjeçari rrëfen dhunën nga ish-gruaja: Më goditi me shishe birre, unë vetëm e pështyva

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gersi, 36-vjeç ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme të dashurisë në emisionin ‘Me zemër të hapur’.

Gersi tregon se u njoh me ish-bashkëshorten me shkuesi dhe nga martesa me të erdhën në jetë dy fëmijë që sot janë 11 dhe 6-vjeç. Gersi tregon se martesa me ish-bashkëshorten u bë në vitin 2006-të. Pas 6-të vitesh erdhi në jetë fëmija i pare. Kur djali mbushi 3-vjeç bashkëshortja largohet nga shtëpia duke krijuar një marrëdhënie tjetër duke qënë në martesë ligjore me të. 36-vjeçari rrëfen kalvarin e gjatë të martesës së tij si dhe tradhtitë e njëpasnjëshme të cilat e rrënuan atë shpirtërisht.

Për herë të dytë bashkëshortja e tradhëton me komshiun me të cilin është edhe sot, shkruan bw. Pasi lindi dy fëmijë me Gersin i braktis dhe largohet me komshiun, me të cilin do të bëhet edhe nënë.

Por ngjarja u bë edhe më tragjike pasi ish-bashkëshortja shkoi dhe e dhunoi Gersin në ambientet e punës.

“Unë jam dhunuar nga ajo në ambientet e punës në maj të 2020-ës. Ajo erdhi aty te servisi dhe më gjuajti me grushta dhe mori dy shishe birre për të goditur, ndërhyri aty një dëshmitar. Unë vetëm e kam pështyrë atë dhe kurrë nuk e kam goditur. I kishin thyer xhamin e makinës dhe kjo më kishte akuzuar mua, më thirri i plotfuqishmi i zonës dhe më pyeti për atë natë. Por unë nuk e kam bërë këtë gjë, akuzoi mua dhe nipin tim. Ajo arrinte deri aty sa detyronte djalin e madh që t’i shkruante dashnorit të vet sepse vet nuk shkruante, nuk dinte.

Ajo kurrë nuk ka kërkuar me mirëkuptim fëmijët, një herë në 11 të natës më telefonoi duke më thënë më sill djalin se do vras veten, i hipa makinës dhe ja çova por ajo e tronditi djalin me atë që po i thoshte sepse i pohoi se mami dhe dy muaj jetë kam. Nuk di çfarë njeriu është ajo por ajo nuk jep asnjë detyrim, ajo më futi në burg dhe nuk mendoi kurrë për ata fëmijë. Ajo po t’i donte fëmijët i kërkonte, unë nuk ja kam ndalur kurrë. Unë jam akuzuar nga bashkëshortja por nuk i kam ushtruar dhunë asaj vetëm e kam pështyrë. Unë lajmërova policinë e cila ka ardhur për 3 minuta por zgjati sherri se nuk mund të bëja të gjitha veprimet.’ tha Gersi.

Lexo edhe :  Psikologu paralajmëron prindërit/ Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

 

Të fundit

Dosja “Plumbi i Artë”/ Dy avokatë tërhiqen nga procesi, shtyhet seanca

Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi...

U lirua nga gjykata e Fierit/ Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë,...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lajme të tjera

Web TV