Covid-19 në Kosovë/ Bien shifrat, vetëm 1 viktimë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova ka regjistruar vetëm 1 viktimë në 24 orët e fundit nga COVID-19. Në 24 orët e fundit Kosova ka pasur edhe një rënie të ndjeshme të rasteve të reja.

267 të infektuar u regjistruan së fundmi.

Ndërkohë 163 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19. Sa i përket rasteve të reja Prishtina mban kryesimin, ndjekur nga Podujeva.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

163 TË SHËRUAR DHE 267 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Të fundit

Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Burime nga mbledhja që u zhvillua në bashkinë e Fierit bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka...

Bergamo, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë. Mediat italiane...

Me pistoletë në “Range Rover”, i riu përfundon pas hekurave në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë zjarri në makinë. I riu u...

BE-ja i jep aprovimin Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës prej janarit të vitit...

Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të… Botërorit

Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe bavarezët nuk kanë durim për...

Lajme të tjera

Web TV