Alban Guri, shoferi i makinës që aksidentoi për vdekjeme makinë, 6 vjeçaren në derë të shtëpisë, ditën e djeshme në rrugën “Ramë Sadria”, ka qenë i dehur.
Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmeti teksa ka deklaruar se rruga “Ramë Sadria” ku ka ndodhur aksidenti nuk ka sinjalistikën e duhur, ai ka thënë se edhe shoferi ka shkelur rregullat, pasi gjatë testit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit.
“E gjithë drejtoria vendore ka organizuar shërbimet me shërbime shtesë duke marrë masa dhe për parandalimin e trafikut. Rasti djeshëm ishte me pasoja fatale për humbjen e jetës së një fëmije 6 vjeç. Një mjet ka goditur një këmbësore e cila ka vdekur më pas. Janë duke hetuar autoritetet. Gjatë testit të alkoolit shoferi ka rezultuar nën ndikim të alkoolit, 0,26-o,46%. Përpos ndikimit të alkoolit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. Në segementin rrugor është bërë rishtas dhe ende nuk është vendosur sinjalistika rrugore e duhur. Atë që kemi kqyrur dje lidhur me rastin e aksidentit. Policia u bën apel të gjithë drejtuesve që të respektojnë rregullat dhe të mos ecin me shpejtësi”, tha ai.
Sipas Ahmetit, në përgjithësi shoferët shkelin rregullat e qarkullimit por të njëjtën gjë bëjnë edhe këmbësorët duke mos i respektuar.
“Pjesë e prpoblematikës mbetet pjesa e respektimit të sinjalistikës nga këmbësorët por edhe e drejtuesve të mjeteve në semaforë. Shërbimi i policisë është present në të gjitha njollat e zeza. Prej 2 vjetësh ne kemi përcaktuar dhe përcjellë të gjithë hartën e problemeve. Kemi Tiranë Durrës, pjesën e ndroqit që për shkak të punimeve ka fluks mjetesh. Kemi pasur ngjarje por jo me dëme në njerëz. Janë kryqëzime me fluks të shtuar. Ky është apeli që bën policia në lidhje me respektimin e normalve të sjelljes. Respektim sinjalizimi rrugor”, vijoi Ahmeti.
Edhe një banor i zonës është ankuar për kushtet e rrugës ku ndodhi dje aksidenti.
“I kemi shkruar letër Veliajt dhe na ka khyer përgjigje të rëndomtë. Asnjë masë nuk kemi fonde. Spaskan pas fonde me vu një tabelë këtu ose me mbyll rrugën që të mos vijnë këtej. Ose të vijë autoriteti i rrugës dhe ta shohë gjendjen. Na jemi ngritur në të gjitha rrugët e Alliasit kurse rruga jonë asnjë investim”, tha banori.
6 vjeçarja është aksidentuar në derë të shtëpisë. Pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është kapur dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë në këtë zonë, e cila sipas banorëve vazhdimisht është problematike.
Banorët e lagjes thonë se rruga “Ramë Sadria” ka shumë lëvizje dhe mungesë trotuari, ndërkaq edhe makinat lëvizin me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e banorëve.