Ka kohë që është bërë gjyshe/ Gruaja gjen të dashurin 28-vjeç më të vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyshja e tre nipave, ka treguar se si i dashuri i saj është 28 vite më i ri se ajo, dhe se njerëzit shpesh mendojnë se ai është djali i saj, shkruan “DailyMail”.

Sharon Hawkins, 50 vjeçe, takoi të dashurin e saj Perry Hopstein, 22 vjeç në Tinder, pasi që kishte vendosur limitin e moshës nga 19 vjeç deri në 50. Që prej atëherë, njerëzit vazhdimisht i ngatërrojnë duke menduar se ajo është nëna e tij, mirëpo ata nuk duket ta kenë fare problem.

Çifti i rim nga Karolina e Veriut, planifikojnë të martohen këtë vit. Sharon është mësuese e shkollës së mesme, dhe thotë se edhe pse ajo është e vjetër mjaftueshëm të jetë nëna e tij, kjo nuk do ta ndaloj që të ndjekë lumturinë. Ajo thotë se ata janë të bërë për njëri-tjetrin.

Në vitin e fundit të martesës së saj, prej të cilit u divorcua në vitin 2015, ajo tha se vazhdimisht e gjente veten duke shikuar djemtë në të 20-at.

Ajo e kuptoi se ishte koha për tu ndarë nga burri i atëhershëm. Në fillim, fëmijët e Sharon e kishin të vështirë të pajtohen me faktin se i dashuri i nënës së tyre ishte më i ri se ata, mirëpo tani me sa duket ata janë pajtuar me lidhjen e nënës së tyre.

Të fundit

Trump njofton një tarifë shtesë prej 50% për bakrin e importuar në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së mërkurës synimin për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% mbi...

Sulmi nga Houthi-t në Detin e Kuq/ Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për anëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare “Eternity C”, e cila u godit dhe u fundos në Detin e Kuq...

“Travel and Tour World”: Vizitoni vendpushimin luksoz përgjatë vijës bregdetare të Jonit

Kompania “MGallery Collection” ka prezantuar hotelin e saj të parë në Shqipëri, “Green Coast Hotel”, një vendpushim luksoz bregdetar i vendosur përgjatë vijës bregdetare...

1212 – Zjarri i Madh i Londrës që shkrumboi qytetin mesjetar

Në vitin 1212, Londra u përfshi nga një zjarr katastrofik, i cili konsiderohet një nga më të mëdhenjtë dhe më shkatërruesit në historinë e...

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse...

Lajme të tjera

Web TV