Superkupa e Kosovës në dyshim për 23 janarin në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Luhet për herë të parë jashtë vendit, në Turqi, por problem mbetet testet e “Covid-19”. Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e vlefshme për Superkupën e Kosovës dhe e planifikuar të luhet më 23 janar në Antalia të Turqisë, mund të mos zhvillohet në këtë datë. Të dyja klubet kishin bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës që ky duel të luhet në Antalia, për arsye të fazës përgatitore të cilën ekipet kosovare do ta kryejnë në qytetin bregdetar të Turqisë.

Megjithatë, mediat në Prishtinë raportojnë janë vetë dy skuadrat që nuk do të pranojnë zhvillimin e Superkupës në Antalia, nëse testet e kryera në Kosovë për koronavirus nuk pranohen nga shteti turk. Drejtori i përgjithshëm i Dritës, Feti Murseli, ka thënë për mediat vendase se e kanë njoftuar edhe Federatën e Futbollit të Kosovës për situatën që është krijuar. Ai e pranon se nuk është e sigurt se dueli i 23 janarit 2021 do të zhvillohet.

“Ne kemi qenë vazhdimisht në kontakt me Federatën e Futbollit, me Prishtinën dhe organizatorin, – thotë ai. – Ne i kemi treguar FFK-së se nuk mund ta luajmë ndeshjen e Superkupës nëse nuk pranohen testet për virusin korona të cilat do të bëhen në Kosovë. Ne jemi testuar dhe, nëse ndonjë lojtar rezulton pozitiv atëherë do të mbetet në Kosovë.” Sipas Murselit, e vetmja mundësi që përballja të mos dështojë është që të pranohen testet e kryera në Kosovë.

“Nëse do të ketë sërish teste në Turqi për ndeshje të Superkupës, atëherë vështirë që do të mund të luhet ndeshja, – thotë ai. – Arsyeja është se ne nuk kemi përvojë të mirë me teste jashtë vendit dhe nëse del dikush pozitiv, atëherë duhet të izolohet, pastaj duhet izolim edhe për personat që kanë qenë në kontakt dhe kështu e rrezikojmë fazën përgatitore.” I të njëjtit mendim është edhe drejtori sportiv i Prishtinës, Fisnik Kërçeli, i cili ka konfirmuar se i kanë kryer testet për COVID-19 në Kosovë.

Lexo edhe :  FSHF me njoftim zyrtar: “Sfida ndaj Serbisë do të luhet me numër të reduktuar tifozësh”

Vetëm portieri Alban Muçiqi ka rezultuar pozitiv. Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës e kishte miratuar kërkesën e Dritës dhe Prishtinës që Superkupa të zhvillohet në Turqi. Kjo është hera e parë që FFK-ja vendosi që këtë garë ta zhvendosë jashtë Kosovës. Kjo u bë edhe për faktin se ndeshjet po zhvillohen pa praninë e shikuesve. Në Federatën e Futbollit të Kosovës thonë se vendimi ende mbetet në fuqi, derisa të merret një tjetër.

Të fundit

Fotografia e Gjestit shfaqet në zemër të New York’ut: E gjithë Amerika me ty

Pretendetit kryesor për të fituar Big Brother Albania Vip, Besart Kelmendi i njohur si Gjesti vazhdon të marrë mbështetje...

Pushimet i sjellin tek familjarët e tyre, rritet fluksi i emigrantëve për Pashkët

Numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar...

Francezi që zbuloi padashje pse Berisha e urren Shqipërinë

Nga Mero Baze Një qytetar francez ka ndalur në rrugë Sali Berishën, duke e konsideruar si një politikan të lumtur që Shqipëria po zhvillohet dhe...

“Edhe në banesën e fundit e përcolla me këngë”, Irini Qirjako dedikim për nënën

Këngët e Irini Qirjakos kushtuar dasmave dhe Shqipërisë kanë qenë padyshim pjesë e çdo gëzimi e feste shqiptare. Në “Rudina” ajo gjithmonë ka sjellë...

Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve, shkak kryesor emigracioni!

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka zbuluar të dhënat e fundit rreth popullatës dhe lindjve. Ky raport thekson se popullia e...

Lajme të tjera

Web TV