Katër nxënës të një shkolle në “Don Bosko” në kryeqytet janë dërguar në spital pasi janë ndier keq nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes.
Policia e Tiranës bën me dije se është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve në shkollë.
“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e policisë.