Katër të vdekur nga shpërthimi i gazit në Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë banimi në qendër të Madridit të mërkurën, raporton AP.

Të paktën 11 persona u plagosën në shpërthim, një në gjendje të rëndë, tha shërbimi i urgjencës në Madrid.

Zyrtarët konfirmuan se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin një zjarr të vogël brenda ndërtesës përpara se të mund të sillnin qen, ekipe shpëtimi dhe ekspertë për të vlerësuar strukturën e mjediseve të dëmtuara.

Edhe pse shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk është raportuar për të lënduar në një shtëpi të të moshuarve afër dhe as në një shkollë ngjitur me ndërtesën.

Kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez Almeida tha se disa dëmtime të lehta ishin identifikuar në shkollë, por, sipas tij, njerëzit nuk pësuan më shumë se “gërvishtje”./rel

Të fundit

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

Lajme të tjera

Web TV