Sa do të jetë paga maksimale nga janari?/ Shqiptarët do paguajnë 37 mln euro më shumë sigurime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se duke filluar nga periudha Janar 2021, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 30,000 lekë. (VKM nr.1025, datë 16.12.2020).

Paga minimale u rrit me 15%, nga 26 mijë lekë që ishte deri në fund të 2019-. Rritja e pagës minimale çon automatikisht edhe në rritjen e asaj maksimale që do të jetë rreth 15% më e lartë në 132.3 mijë lekë, nga 114.7 mijë lekë që ishte deri në fund  të 2019-s.

Tatimet kanë njoftuar se për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:

–  Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 30,000 (tridhjetë mijë) lekë dhe deri në 132,312 (njëqind e tridhjetë e dy mijë e treqind e dymbëdhjetë) lekë, për personat e punësuar;

– Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 30,000 (treqind mijë) lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 132,312 (njëqind e tridhjetë e dy mijë e treqind e dymbëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësuar;

E barabartë me pagën minimale mujore prej 30,000 (tridhjetë mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.

Gjithashtu, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, paga mujore do të jetë:

Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 30 000 (tridhjetë mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;

Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 60.000 (gjashtëdhejtë mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.

Lexo edhe :  Statistikat/ Normat e interesit të kredive për shtëpi pësuan rënie në 2024

Do paguhen shtesë rreth 37 mln euro për sigurime

Si rritja e pagës minimale, ashtu dhe ajo maksimale do të sjellin një shtim të taksave që do të duhet të paguajnë të punësuarit në vend.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, me pagë minimale paguhen rreth 180 mijë të punësuar në vend, ose rreth 27% e totalit të të punësuarve kontribuues në vend. Për këta punonjës pagesa e sigurimeve do të rritet me rreth 1,100 lekë në muaj, (13.3 mijë lekë në vit). Ministria e Financave ka llogaritur në projektbuxhetin 2021 se efekti i rritjes së pagës minimale në buxhet do të jetë rreth 3 miliardë lekë, ose rreth 24 milionë euro, një pjesë e të cilave paguhet nga të punësuarit dhe një pjesë nga punëdhënësit.

Rritja e pagës maksimalee prek më pak të punësuar. Në total, ka 660 mijë të punësuar me kontribute në vend, nga të cilët rreth 74% janë të sektorin privat jo bujqësor. Nga totali i të punësuarve, rreth 30 mijë persona (ose 4.5% e totalit) marrin paga mbi 120 mijë lekë. Për këta persona do të paguhet (nga punëdhënësi dhe punëmarrësi) maksimumi 4,500 lekë më shumë çdo muaj (54 mijë lekë ne vit) ose në total 1.2-1.6 miliardë lekë më shumë (rreth 10-13 milionë euro) për vitin 2021.

Si rrjedhojë, nga rritja e pagës minimale dhe maksimale në 2021, punëdhënësit dhe punëmarrësit do të paguajnë në total rreth 37 milionë euro më shumë taksa mbi pagën, sipas përllogaritjeve të Monitor.

Të fundit

Cilat ushqime ndihmojnë në shëndetin e zemrës?

Peshku, veçanërisht peshku i yndyrshëm, është i njohur për përfitimet e tij të jashtëzakonshme për shëndetin e zemrës, një...

Zona këmbësore në ish-Bllok/ Rama: Parkimi i dyfishtë do krijojë lehtësi në trafik

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, u shpreh se kjo zonë do të jetë...

Basha i përgjigjet Berishës: ‘Doktor Pazari’ tregoju shqiptarëve se si i vure pasuritë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave që bëri sot (24 shkurt) kreu i PD-së, Sali Berisha, që e etiketoi si...

Zgjedhjet në Gjermani forcojnë euron/ Arrin nivelin më të lartë në dy muaj

Euro u ngjit në mbi 1.05 kundrejt dollarit amerikan më e larta në dy muaj pas zgjedhjeve të mbajtura në Gjermani ku është në...

“Papa ndërron jetë”, postimi i rremë krijon panik në rrjet, Vatikani hedh poshtë aludimet

Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike, teksa kreu i Kishës Katolike kaloi një natë të qetë, sipas asaj që raporton vetë Vatikani. Gjithsesi,...

Lajme të tjera

Web TV