Vllaznia, fitore “in-extremis” në Ballsh, ruan epërsinë 9-pikëshe në krye, Teuta e ndje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të mërkurën pasdreke 4 takimet e para të javës së saj të 15-të dhe kryesuesja e renditjes, Vllaznia, ka vuajtur, por ia ka dalë të marrë, ndonëse në minutën e 4-t shtesë, një fitore minimale, por mjaft të vyer në Ballsh përballë ekipit vendas.

Në një takim të luftuar deri në fund dhe ku janë dhënë edhe 6 kartonë të verdhë dhe një i kuq në dëm të ballshiotëve, shkodranët ia kanë dalë ta gjejnë rrugën e rrjetës me anë të të zakonshmit, tashmë, Ardit Hoxhaj.

Goli i 8-të këtë sezon për vlonjaten, që kryeson listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore, i ka dhënë Vllaznisë së drejtuar nga trajneri Tomas Brdariç fitoren e 11-të këtë sezon dhe e mban atë të shkëputur në krye të renditjes, me 35 pikë, 9 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Teuta. Kjo e fundit ka fituar në Kamëz përballë Kastriotit, me një gol të vetëm të shënuar në pjesën e dytë nga Dejvi Bregu. Skuadra e trajnerit Edi Martini ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa të mërkurën ka mposhtur minimalisht Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar në Kamzë.

Durrsakët ishin dominues gjatë pjesës së parë, por pa arritur të rrezikonin seriozisht portën e krutanëve, të cilët mbroheshin mirë. Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Kastriotin që priste prapa dhe kërkonte kundërsulmin. Duhet të vinte minuta e 72-të që të shikonim golin në këtë ndeshje, ku Dejvi Bregu pas një goditje dënimi të fituar nga ai vetë, gjuan bukur nga jashtë zone, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës. Durrsakët tanimë kanë 26 pikë, 3 më tepër sesa Partizani, që ka luajtur një ndeshje më pak, ndërsa Laçi nuk shkoi dot më larg se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Skënderbeut.

Lexo edhe :  FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Kurbinasit vuajnë sërish me skuadrat e vendeve të fundit dhe këtë herë i ndali Skënderbeu, pikërisht në fushën e tyre. Korçarët shënuan madje të parët me Meksin dhe miqtë që e mbyllën pjesën e parë në epërsi. Por Nuabueze barazoi për vendasit nga pika e bardhë e 11-metërshit. Dy shtylla dhe një traversë e kurbinasve, që ishin të pafat dhe morën vetëm një pikë, që i mban në vend të 4-t, me 21 pikë. Ndërkaq, pavarsisht pikës së marrë, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit, me 11 pikë, një më pak sesa Apolonia.

Kjo e fundit është mundur 1-3 në shtëpi përballë Kukësit, në takimin e fundit të së mërkurës. Pas 4 humbjesh radhazi, verilindorët rigjejnë fitoren kundër fierakëve me rezultatin 3-1. Ibraimi shënoi i pari me 11-metërsh për Kukësin, ndërsa Smaçi vendosi përkohësisht barazpeshën. Peposhi dhe Eze më pas realizuan për Kukësin dhe i dhanë 3 pikët skuadrës së tij. Java e 15-të e Kategorisë Superiore mbyllet të enjten, me derbin e madh të kryeqytetit, midis Partizanit dhe Tiranës, por që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Kategoria Superiore
Java e 15-të

Kastrioti – Teuta 0-1
Shënues: D. Bregu 72′

Bylis – Vllaznia 0-1
Shënues: A. Hoxhaj 90′

Laçi – Skënderbeu 1-1
Shënues: K. Nuabueze 51’(11-m.) / J. Meksi 43′

Apolonia – Kukësi 1-3
E. Smaçi 60’ / A. Ibraimi 15’(11-m.), E. Peposhi 76’, P. Eze 82’

Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1 Vllaznia 15 11 2 2 24-9 35
2 Teuta 15 6 8 1 15-6 26
3 Partizani 14 6 5 3 21-9 23
4 Laçi 15 5 6 4 20-14 21
5 Tirana 14 4 8 2 14-9 20
6 Kukësi 15 6 2 7 18-20 20
7 Kastrioti 15 4 5 6 15-20 17
8 Bylis 15 2 6 7 11-20 12
9 Apolonia 15 3 3 9 11-28 12
10 Skënderbeu 15 2 5 8 17-31 11

Të fundit

Një festival për promovimin e traditës rome/ Për herë të parë vjen ‘Roma Romale 2025’

Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë në Roskovec është zhvilluar festivali “Roma Romale 2025”. Aktiviteti ka bërë...

Ngjarje e rëndë në Spitalin Psikiatrik në Tiranë! 30-vjeçarja plagos dy paciente

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin spikiatrik në Tiranë, ku një paciente 30-vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente...

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas...

Ja si duhet ta nisni ditën gjatë stinës së pranverës

Me ardhjen e pranverës, gjithçka nis të marrë jetë: natyra gjallërohet, dielli ngroh më shumë dhe dita zgjatet. Është koha perfekte për të "rilindur"...

Rama surprizohet nga legjenda e Juventusit, i dhuron fanellën me numrin 5

Teksa u ngjit në podium për të marrë fjalën në takimin me emigrantët në Milano, kryeministri Rama u befasua nga ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe...

Lajme të tjera

Web TV