Vdekja tragjike e 16-vjeçarit në aksident, banorja në lot: E kishte parandier, dje më tha kam parë ëndërr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e dhimbshme, një humbje tragjike e një djali që po përpiqej të dilte në jetë dhe që jo vetëm prindërit prisnin ta shikonin dhëndër. Ndonëse 16 vjeç, Agimi punonte si kamerier në Fier dhe shkonte përditë në punë për të ndihmuar familjen.

Mbrëmjen e djeshme, 16-vjeçari Agim Hoxha po kthehej nga puna me motor bashkë me një shok, 18-vjeçarin Lion Ahmetaj, kur tek ura “Ura e Lumit” në Ballsh, një makinë i përplasi. Agimi gjeti vdekjen në vend, teksa Lioni në gjendje të rëndë po lufton ende me vdekjen në spital.

Sot i gjithë fshati Belishovë është zgjuar i tronditur, në vaj e zi për djalin e tyre që humbi jetën tragjikisht.

Një dëshmi rrëqethëse ka dhënë një banore e fshatit, e cila punonte kuzhiniere në lokalin ku Agimi punonte si kamerier. Ajo nuk i ndal lotët për asnjë moment dhe e qan si djalin e saj, duke thënë se 16-vjeçari e kishte parandier tragjedinë dhe dje i kishte treguar se kishte parë një ëndërr dhe donte të shkonte në një vend të mirë.

“Unë jam kuzhiniere tek Gjanica. Ai dje pasdite ka ardhur tek shtëpia ime, më tha mua ‘nuk jam mirë, do vemi në një vend të mirë’. I thashë tek cili vend i mirë. Më tha ‘do vemi në Drenie se unë nuk jam mirë’. ‘Kam parë ëndërr’ tha. Unë i thashë nuk e di mirë se jetoj në Fier, megjithatë di një teqe këtej që e ka ngritur xhaxhi Agroni, megjithatë do pyesim i thashë. ‘Unë nuk jam mirë’ tha, ‘unë kur kam pasur babin në burg, kam vajtur në Drenovë kam ndezur një qiri dhe babi më doli për tre ditë’ (qan). Na ka prekur shumë si kolektiv, nuk harrojmë”, tregon gruaja.

Lexo edhe :  Protesta e opozitës/ Blindohet bashkia e Tiranës, furgonë policie zbarkojnë para godinës

 

 

Ajo tregon se shumë vite më parë i ka vdekur dhe bashkëshorti në një aksident në të njëjtin vend, duke vijuar të lutet për shpirtin e të riut, për të cilin thotë se donin të gjithë.

“Unë sot në mëngjes e kam marrë vesh. Ndeza një qiri për shpirtin e atij çunit, për shpirtin e atij 16-vjeçari se kam fëmijë vetë, ma ka lënë burri çunin 10 muajsh. Është vrarë shpejt burri im këtu, ka 30 vjet. Aksident në makinë. Ishte fati. Prandaj erdha. E kishte ndjerë situatën djali për atë Zot, o Zot se kemi mbajtur Ramazan, ç’bëri ai djalë. Ishte djalë i shkathët, nuk e prishte njëherë gojën, të gjithë e donin në kolektiv, në punë. Të gjithë e urdhëronim ne atë, e donim shumë. I thosha do të rrisim, do të martojmë, do të bëjmë dhëndër. E puthja nga zverku se nga korona. Na është dhimbsur shumë, po qan i gjithë fshati, gjithë kolektivi. Çunat e sportit nuk hëngrën bukë sot në mëngjes, të gjithë po qanin”, tregoi gruaja.

Në njoftimin zyrtar policia e Fierit ka bërë me dije se 34-vjecari Emiljo Skënderaj, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin dy adoleshentë, banues në Belishovë, 16-vjecari Agim Hoxha dhe 18-vjeçari Lion Ahmetaj.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë djali 16 vjeç ndërsa 18-vjeçari është dëmtuar dhe është shoqëruar në spitalin e Fierit. Fill pas ngjarjes është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale, ndërsa është duke u punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Si pasojë e këtij të fundit u bllokua për disa minuta aksi rrugor, tepër problematik si nga infrastruktura ashtu edhe nga mungesa e ndriçimit dhe infrastrukturës.

Të fundit

Prokurori i Përgjithshëm raporton para Komisionit të Ligjeve: Bilanci për 2023

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton për kriminalitetin për vitin 2023 në Komisionin e Ligjeve. Në kuadër të...

Shqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të shtëpive në Europë

Shqiptarët rezultojnë që janë populli i dytë në Europë, pas maqedonasve për pronësinë e një apartamenti. Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara nga Euronews...

Protesta e opozitës/ Blindohet bashkia e Tiranës, furgonë policie zbarkojnë para godinës

Teksa pak pas minutash pritet të nisë protesta e opozitës, furgonë policie kanë zbarkuar te bashkia e Tiranës, në kuadër të planit të masave...

‘Kurthi’ i SHBA-BE kundër liderëve politikë shqiptar për t’i nxjerrë nga skena politike

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu tregon “kurthin” që SHBA-BE ka...

Disa norma sjelljeje që duhet t’u mësohen fëmijëve

Nëse kthejmë kokën rrotull për të parë përditshmërinë mes punës, kolegëve, të afërmve, le ta pranojmë që ka shumë doza vrazhdësie dhe mënyra sjelljeje...

Lajme të tjera

Web TV