“21 janari”/ Braçe me deklaratë të fortë: Pushkatimet i urdhëruan Berisha dhe Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në 10 vjetorin e vrasjeve të 21 Janarit, përpara kryeministrisë. Braçe thotë me emër se urdhëruesit janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha dhe i kërkon “Drejtësisë së re” të bëjë drejtësi.

“Urdhëruesit e pushkatimeve janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar,  të pa ndëshkuar; Madje madje njerëz të pushtetshem në politikë, ekonomi, biznes;

Quhen Sali Berisha e Lulzim Basha!

Pushkatuesit janë të lirë, të hetuar një pjesë, të pahetuar pjesa tjetëer, të gjykuar një pjesë, të pagjykuar pjesa tjetër, të pandeshkuar të gjithë!

Zhdukësit e provave janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pandeshkuar! Gjyqtarët e këtij krimi janë të larguar të gjithë nga sistemi i drejtesise!

A është drejtësi kjo? Jooooooooooooo!

Vrasja e tij as është hetuar, as është gjykuar e as është ndëshkuar! Po Sokrat Gode e Fatos Mahmutaj  kush i plagosi? As për ta nuk ka autor!

Ky është bilanci penal i një pushkatimi! Ndaj hetimi duhet rihapur nga drejtësia e re!

Kjo drejtësi nuk fiton besim vetem dukë goditur krimin e rrugës; Kjo drejtësi bëhet e fortë, e drejtë, e barabartë dhe funksionale, duke goditur krimin e politikës, pushtetit, këtë pushkatim, më i madhi e më i rendi që nga koha e fashizmit!”, shkruan Braçe.

Zv.kryeministri ka një përgjigje edhe për ata që pyesin me të drejtë “kujt i ankohesh, ti je ne pushtet”!

“E di, do nise tani kenga “kujt i ankohesh, ti je ne pushtet”! Nuk dua te pergjigjem me kengen tone “prokuroria e gjykata jane te pavarura”!

Jo! Ky krim nuk i perket as vetem qeverise,  as vetem prokurorise, as vetem gjykates! Ky krim i perket gjithe shoqerise! Presioni per drejtesi duhet te jete i gjithe shoqerise;I njenashem, vetem prej socialisteve eshte i kufizuar, i paragjykuar dhe i pafuqishem!

Shoqeria duhet te mos pajtohet me pushkatimet politike, pa gjyq por vec me nje urdher politik qe mbrohet edhe tani.

Hetimi duhet te rinise ketu, tek urdhri, sa kohe qe urdhri nuk eshte hetuar, gjykuar.

Po mbrohet si i drejte edhe pas 10 vitesh!”, shkruan Braçe.

Të fundit

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Lajme të tjera

Web TV