Biden nuk e largon drejtorin e FBI-së që u emërua nga Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden i ka kërkuar Christopher Wrayt të mbetet në pozitën e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Wray është emëruar nga ish-presidenti Donald Trump.

Biden “synon ta mbajë drejtorin e FBI-së, Wray, në rolin e tij dhe ai ka besim në punën që ai bën”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një postim në Twitter.

Psaki tha se ka shkaktuar “paqartësi të paqëllimshme” një ditë më herët, kur ka thënë se nuk ka biseduar me presidentin në lidhje me Wrayn.

Kjo ka shkaktuar disa spekulime se Wray, 54 vjeç, do të largohet nga pozita.

Wray ka qenë shpesh në shënjestër të kritikave të Trumpit për refuzimin e tij për të mbështetur pretendimet e pabaza për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, në të cilat Biden ka dalë fitues.

Kreu i FBI-së emërohet për një mandat 10-vjeçar.

Wrayt i kanë mbetur edhe gjashtë vjet për të shërbyer.

Vendimi i Bidenit për ta mbajtur Wrayn në krye të FBI-së u mirëprit nga Adam Schiff, kryesues i Komitetit të Inteligjencës, pranë Dhomës së Përfaqësuesve./rel

Të fundit

Nuk ka befasi, Manchester City shkatërron Brightonin dhe merr kryesimin e Premier League

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0...

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me disa qirinj. Kjo është fotoja tipike...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

E bujshme/ Qatip Osmani largohet nga pankina e Vllaznisë

Qatip Osmani nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Mbrëmjen e së enjtes, klubi shkodran përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi ndërprerjen...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Lajme të tjera

Web TV