Deputeti dhe kryetari I Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV. Ai do të bëjë një bilanc të vitit politik 2020 si dhe pritshmëritë për vitin 2021.
Roshi do të analizojë situatën në të cilën ndodhet politika shqiptare tre muaj përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Si po përgatiten partitë parlamentare dhe ato joparlamentare në këto zgjedhje? Si do të garojë partia Balli Kombëtar Demokrat? A do ti bashkojë votat me të djathtën që drejtohet nga PD apo me partitë parlamentare që janë krijuar rishtas?
Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë me kryetarin e Partisë Balli Kombëtar Demorkat dhe deputetin Artur Roshi. Na ndiqni LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.