“Shpresa vdes e fundit” 10 vite pas vrasjes, familjarët e Ziver Veizit kërkojnë drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjarë, miq dhe të afërm kanë zhvilluar sot homazhe për Ziver Veizin, një prej katër viktimave të 21 Janarit në Gjirokastër. Po kështu morën pjesë dhe drejtues lokalë, si kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër Lindita Rova dhe nënkryetari i bashkisë Ylli Muho. Edhe këtë vit, familjarët kërkojnë drejtësi. Mbesa e tij shprehet se ndonëse kanë kaluar 10 vite për ta shpresa vdes e fundit.

“Vlerësojmë shumë Këshillin e Qarkut për vlerësimin me titull të xhaxhait tonë. Kjo është më e pakta që mund të bëjnë, por ne e marrim si vlerësim. Shpresa vdes e fundit, shpresa vdes e fundit. Ne shpresojmë që vrasësi i xhaxhait tonë do të vihet para drejtësisë”, tha mbesa Zamira Veizi.

Ndërsa një tjetër familjar mes emocioneve shprehet se “është shumë e vështirë, janë bërë 10 vite shumë e vështirë, s’kemi çfarë të themi më shumë “.

Të fundit

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Lajme të tjera

Web TV