Vendimi hyn në fuqi/ Nga sot shqiptarët mund të udhëtojnë në Serbi vetëm me kartë identiteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë (pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës) ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.

 

Të fundit

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të...

Këshilli i Ambasadorëve shpreh shqetësim për lajmin se Izraeli ka nisur operacionin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për lajmin se Qeveria e Izraelit ka nisur operacionin për pushtimin ushtarak të qytetit të Gazës, një veprim...

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë e trashëgimisë së Berlusconit që...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Lajme të tjera

Web TV