Zgjedhjet e 25 prillit/ ISP thirrje partive politike: Largoni individët e inkriminuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Studimeve Politike i’u ka kërkuar kryetarëve të partive politike që të kenë kujdes në zgjdhjen e kandidatëve për në Kuvendin e Shqipërisë. Listat për deputetë duhet të jenë lista konkuruese mes partive politike
Fernada Cenko

Që prej 2009 më shumë se intelektualë kemi biznesmenë, apo individë që fjalën shkollim dhe kulturë e kanë pasur zët… Dhe kjo shihet edhe sot në Paralement ku niveli i artikulimit nuk lë vend për të menduar se kemi që Paralament që na përfaqëson. Përveç biznesit në politikë u fut ideja e të fortit dhe të atyre personave të cilët nga Vettingu u verfikua që kishin edhe një të kaluar kriminale. Në këtë kuadër, shoqëria civile dhe institucionet e pavarura që merren me studimet politike kanë parë si emergjente futjen në listën e kandidatëve emrat e intelektualve, njerëz të pastër para ligjit dhe të denjë për një Parlament funksional. Por jo vetëm kaq, politikës i kërkohet të largojë edhe deputetët që janë të pranishëm në Kuvend që kanë një të kaluar kriminale. Në këtë kuadër, Instituti i Studimeve Politike (ISP) u ka bërë apel partive politike në zgjedhjet e 25 prillit 2021 që të respektojnë kërkesat e qytetarëve duke larguar individët e penalizuar dhe dekriminalizuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ISP shprehet se zgjedhjet kërkojnë alternativa dhe ide konkurruese për zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, teksa shkruan se zgjedhjet duhet të ofrojnë ide të reja dhe jo të ricikliojnë gabimet e së shkuarës.

“ISP inkurajon partitë politike të ndjekin standarde më të larta përzgjedhëse, të dëgjojnë e respektojnë 98% të qytetarëve që duan politikë të pastër dhe politikanë të pastër, si dhe t’i japin fund praktikave të gabuara kur individë të inkriminuar morën mandate politike vendimmarrëse,” thuhet në njoftimin e ISP-së. Ata kërkojnë respektimin e kërkesës së 98% të qytetarëve, të cilët duan largimin nga kandidimi në zgjedhje dhe nga stafet elektorale të individëve të penalizuar nga dekriminalizimi, atyre në listën e zezë amerikane dhe atyre të larguar për korrupsion nga vetingu në drejtësi. “Zgjedhjet kërkojnë alternativa dhe ide konkurruese për zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Zgjedhjet janë për të ofruar zgjidhje dhe jo për të ricikluar gabimet e të kaluarës. Zgjedhjet janë për qytetarët dhe duhet të respektojnë pritshmëritë qytetare. Parakushti kryesor për një proces me integritet është cilësia e kandidatëve”, thuhet në njoftim.
Kandidatë me integritet.

Lexo edhe :  Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

Sipas institutit, partitë politike kanë përgjegjësinë dhe detyrimin të ofrojnë kandidatë me integritet, të pastër dhe të papërfshirë në skandale korruptive, në vepra penale dhe në aktivitete të tjera që minojnë përfaqësimin dhe besimin tek politika. “Koha që partitë të mbajnë premtimet: të largojnë nga listat e tyre të kandidatëve dhe nga drejtimi i stafeve elektorale individët që janë penalizuar për shkak të dekriminalizimit, që bëjnë pjesë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe që janë larguar nga procesi i vettingut në drejtësi me akuzën për korrupsion”, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të “Facebook”. ISP ka inkurajuar partitë politike të ndjekin standarde më të larta përzgjedhëse, të dëgjojnë e respektojnë 98% të qytetarëve që duan politikë të pastër dhe politikanë të pastër, si dhe t’i japin fund praktikave të gabuara kur individë të inkriminuar morën mandate politike vendimmarrëse. “Instituti i Studimeve Politike do ta monitorojë procesin zgjedhor brenda partive politike, mbështetur nga programi amerikan NED (National Endoëment for Democracy)”, thuhet në njoftimin për median.

Të fundit

“Provinciale që donte të bëhej qytetare”, G Banit nuk i del inati me Danjën

Duket se G Bani nuk i ka dalë akoma inati me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 4”, Danjën,...

Gary Kokalari sulmon Berishën: Mjeku që i bëri autopsinë Kosta Trebickës, sot kandidat

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka shkruar një letër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ku rendit disa veprime të dyshimta dhe në dukje të...

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët e tij. Duke sjellë në vëmendje...

29-vjeçari grek dyshohet se vrau veten, a ka lidhje trafikanti shqiptar?

Një ekip i FBI-së greke është dërguar në Lesvos për të hetuar faktet e çuditshme në rastin e vdekjes së rojes bregdetare, 29-vjeçarit, Nikos...

Një hungarez mund të bëhet Papa i ardhshëm, cilat janë lidhjet e tij me Viktor Orban?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një...

Lajme të tjera

Web TV