Pyjet i kalojnë si pronë bashkive , Klosi: T’i trajtojnë si aset kombëtar dhe sipërfaqe prodhuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri do të ketë një ligj të ri që do ta rikonceptojë mënyrën se si administrohen pyjet në vend. Për të diskutuar në lidhje me projektligjin e ri ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një bisedë me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të Shoqatës së Përdoruesve të Pyjeve, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ekspertë të fushës, të interesuar mbi zhvillimet e fundit në sektorin e pyjeve

Në fjalën e tij Klosi u shpreh se në këto 30 vite pyjet janë trajtuar thjesht si hapësira të domosdoshme për të furnizuar popullatën me dru ndërkohë që duhen parë si sipërfaqe të rëndësishme prodhuese dhe ekonomike.

“Ligji i ri vjen si një kërkesë e tre dekadave në të cilat pyjet nuk janë parë asnjë herë si pasuri e madhe. Është një proces që do të ndodhë në dekadat që do të vijnë, një ligj që i shërben gjeneratave. Kërkohet që të kemi një mirëqeverisje të pasurisë tonë pyjore, ndarje të qartë të kompetencave, mirëadministrim nga pikëpamja shkencore, bashkitë te jenë me kompetenca të plota dhe ta ndiejnë pyllin si pronë.

Pylli të mos jetë thjesht një sipërfaqe e bukur por një sipërfaqe prodhuese. Sot fatkeqësisht sot shikohet vetëm si një akses për të prodhuar drutë për ngrohjen e popullatës. Ligji i ri kërkon nga bashkitë që ta shikojnë shumë më shumë se kaq.

 

Pyjet si një aset e rëndësishëm kombëtar do të duhet të jenë shumë më tepër në raport me investimet e vendeve të ndryshme, në projektet e përbashkëta jo vetëm rajonale por edhe evropiane. Në të gjitha mënyrat është një aset evropian”, tha ndër të tjera Klosi.

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV