Aknet dhe seksi/ Gazetarja rrëfen historinë personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse do të dish se si është dikush, atëherë pyet lëkurën e tij/saj! Sepse nuk gënjen asnjëherë. Gazetarja e “Ëomen’s Health”, Kristina Rodulfo, tregon historinë e saj se si ndryshoi në mënyrë të pazakontë lëkurën e saj, pak para ndarjes nga një lidhje toksike.

“I thosha vetes jam mirë. Ndërsa fytyra nisi të më mbushej me akne, ndërsa po niseshim për të kaluar një fundjavë pushimi bashkë. Ku do të kalonim një tjetër zënkë. Vazhdoja të përsërisja që isha mirë, ndërsa aknet vazhdonin në rriteshin. Më pas në harkun e 48 orëve, i dhashë fund një marrëdhënieje 4-vjeçare, u largova nga banesa ku bashkëjetonim, shkova në shtëpinë e një mikeshe dhe u paraqita në punë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Ndërsa jeta ime shpërtheu, ashtu ndodhi edhe me lëkurën: Unë u zgjova një mëngjes dhe numërova 22 akne, në mjekër dhe në pjesën e nofullës. Ishte më e keqja që kisha parë në betejën time prej dekadash me aknet. U vizitova tek një dermatolog dhe nisa një regjim me ilaçe. Prisja që të largoheshin tërësisht për tre muaj, por ndodhi mrekullia: Në vetëm dy javë pasi përfundoi marrëdhënia ime toksike, fillova të pastrohem. Lëkura dukej më e butë dhe e ndritshme. Nisja të shprehja më shumë dashurinë për veten, të kaloja më shumë kohë me familjen dhe miqtë, të përqafoja gëzimin dhe mirënjohjen”.

Dhe si e shpjegojnë dermatologët këtë?

1.Për disa njerëz, aknet i bëjnë ata psikologjikisht të dëshpëruar ose të shqetësuar. Por mund të jetë edhe e kundërta. Episodet stresuese të jetës mund të fillojnë dhe përkeqësojnë një shpërthim puçrrash. Ndarja shkaktoi stres dhe stresi u përkeqësua nga humbja e gjumit, mungesa e stërvitjes, gotat e verës dhe ëmbëlsirat që konsumohen në ditët në vijim. Lëvizje e gabuar. Është thelbësore të kemi një dietë të ekuilibruar mirë pa produkte me përmbajtje të lartë glicemike, si ëmbëlsirat, ushqimet e skuqura, pijet e gazuara dhe produktet e qumështit. Dermatologët sugjerojnë se një nga mënyrat më të mira për të ulur stresin është të ushtrohen ose të bëjnë joga.

Lexo edhe :  Viti i ri arsimor, Rama: 30 shkolla të reja hapin dyert nga 8 shtatori

.Arsyeja e shfaqjes së akneve qëndron në reagimin e trupit ndaj stresit. Kur trupi ndjen stres nxitet prodhimi i hormoneve si kortizoli, nis një përgjigje inflamatore lokale. Kjo mund të rrisë prodhimin e vajit dhe të bllokojë poret duke çuar në shpërthime aknesh. Hormonet e stresit si kortizoli mund të shkaktojnë inflamacion të plotë sistematik në të gjithë trupin, por edhe në lëkurë.

3.Kortizoli gjithashtu zvogëlon imunitetin dhe aftësinë për të luftuar infeksionin, kështu që teorikisht, kjo mund të rrisë ngarkesën e baktereve në trup si ‘C Acnes’, që janë bakteret thelbësore për shkaktimin e puçrrave. Stresi kronik gjithashtu mund të zmadhojë gjëndrat dhjamore, duke rritur prodhimin e tepërt të vajit që bllokon gjëndrat e flokëve dhe çon në më shumë shpërthime aknesh.

Gjithashtu ka studime që kanë treguar se kur njerëzit vihen nën stres psikologjik dhe kanë plagë, plagët shërohen më ngadalë – e njëjta gjë vlen edhe për shërimin e akneve. Lëkura është një reflektim i asaj që po ndodh në gjendjen tonë themelore, qoftë mjekësore apo emocionale. Kështu duhet të mendoni për gjërat në mënyrë sinergjike dhe pjesë të së tërës.

Të fundit

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet...

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës...

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi për 2 mln euro. Interi...

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV