Rojet zvicerane, 500 vjet në mbrojtje të Vatikanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në majin e vitit 1506, kontigjenti i parë me 150 roje zvicerane mbërriti në Romë. Historia thotë se ata kaluan nëpër Porta del Popolo dhe hynë për herë të parë në Vatikan, ku u bekuan nga Papa Xhulio II. Marrëveshja për rojet zvicerane ishte nënshkruar në vitin 1497 nga Papa Sixtus IV, në aleancë me konfederatën e Zvicrës. Me këtë rast Papa ndërtoi për ta kazermat, si dhe një kishë të vogël, Shën Pellegrino, që ndodhen edhe sot në Via Pellegrino në qytetin e Vatikanit.

Arma e Rojes Zvicerane Papnore të kujton dhe flijimin e 147 ushtarëve të saj, rënë gjatë “Plaçkitjes së Romës”, më 6 maj 1527, gjatë sulmit të Lancikenekëve, mercenarëve gjermanë të kohës së Rilindjes. Këta ushtarë u vranë për të mbrojtur Papën Klementi VII. Ky përkujtim është gjithnjë rasti i betimit solemn të rojeve të reja zvicerane, ceremoni shumëngjyrëshe, shumë e ndjekur edhe në botë për veçoritë e saj.

Rojet Zvicerane janë në shërbim të papëve, që nga 22 maji i vitit 1506, në kohën e Papës Xhulio II. Përveç rastit që përmendëm, ato morën pjesë edhe në shumë beteja të tjera, por sot qëndrojnë vetëm në hyrje të Shtetit të Vatikanit e në muze e institute të rëndësishme të Selisë së Shenjtë, të armatosur thjesht me alabardën. Ajo është armë e bardhë, një lloj sëpate me teh e majë të mprehtë, montuar mbi një shtizë të gjatë. Është thjesht simbol i kohëve e nuk përdoret kundër vizitorëve të Vatikanit, për të cilët, rojet zvicerane kanë gati vetëm buzëqeshjen dhe mirësjelljen, që i karakterizon. Alabarda plotëson veshjen e rojeve, ngjyrë blu, e kuqe dhe portokalli, që mendohet të jetë ideuar nga Mikelanxhelo i madh.

Lexo edhe :  “Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Mund të bëhet roje zvicerane, çdo mashkull me nënshtetësi zvicerane, katolik, i moshës 18-30 vjeç, i gjatë jo më pak se 174 cm, i pamartuar, i pajisur me çertifikatë për aftësitë profesionale, ose me diplomë të shkollës së mesme, që ka kryer me nder shërbimin ushtarak në Zvicër. Martesa pranohet për kaporalët dhe për ushtarakët me grada më të larta.

Të fundit

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV