I ‘vodhi’ të dashurën 50 Cent? Djali i Ardit Gjebreas flet për lidhjen me Vildane Zenelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vildane Zeneli dhe Jon Gjebrea po përfliten prej muajsh për një lidhje dashurie me njëri-tjetrin. Në mediat rozë është shkruar se ata të dy janë takuar bashkë shpesh në New York e këtë gjë e kanë treguar dhe vetë ata përmes postimeve në rrjete sociale.

Si fillim dyshimet për një lidhje mes tyre nisën për shkak edhe të komenteve që bënin me njëri-tjetrin në Instagram, që jo detyrimisht tregonin se ata kishin diçka më shumë se miqësi.

Ditën e djeshme lajmet për një lidhje mes tyre u përhapën akoma dhe më tepër e për këtë arsye Joni dhe Vildania janë detyruar të shpjegojnë publikisht se si qëndron e vërteta.

Joni ka treguar se me modelen e famshme njihet prej shumë vitesh dhe se janë miq të mirë me njëri-tjetrin. Ai është shprehur se bashkë janë takuar në New York vetëm për punë dhe ashtu siç takohen miqtë me njëri-tjetrin për të drekuar bashkë.

“Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanen njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq. Vizita ime në New York ka qenë për takime pune dhe ashtu siç bëjnë miqtë takohen me njëri-tjetrin për të drekuar”, ka shkruar Joni në reagimin e tij.
Këtë reagim e ka publikuar edhe Vildania, e cila ka shtuar se këto lajme për një lidhje mes tyre kanë kaluar të gjitha limitet dhe kanë ndikuar shumë tek ata të dy.

“Për fat të keq njerëzve të njohur ju ngjiten pas shumë të pavërteta të cilat kalojnë limitin dhe ndikojnë tek ne. Jon Gjebrea faleminderit për këtë shpjegim dhe më vjen keq që na u desh të sqarojmë shoqërinë tonë 10-vjeçare”, shkruan Vildane Zeneli.

Lexo edhe :  Tragjedi në Ibiza! Gjendet i vdekur DJ i njohur italian, babai akuzon policinë spanjolle

Modelja Vildane Zeneli është përfolur për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab. Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëri-tjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV