Moti i keq, gjendja e akseve rrugore/ ARRSH: Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha rrugët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim mbi gjendjen aktuale të rrugëve.

“Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare! Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.

Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë. Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet”, njofton ARRSH.

 

Të fundit

Pse kemi nevojë për një Kod Penal të fortë? Kod që e ndan shtetin nga rrumpalla

Nga Fejzo Subashi Shqipëria ka nevojë urgjente për një Kod Penal të fortë, të drejtë dhe funksional. Kjo nuk do...

7 pyetjet e Veliajt/ Dumani: S’i përgjigjemi të pandehurve!

Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk i përgjigjet 7 pyetjeve publike që u adresuan në një letër të hapur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pasi...

Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut kanë paralajmëruar banorët të marrin masa për të shmangur efektet e valës së nxehtësisë, e cila ka...

Transferimi i bujshëm tek Arsenali, Gyokeres thyen rekordin e fanellave të shitura

Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri realitet më në fund transferimin...

Vrau 3 civilë shqiptarë, Gjykata e Prishtinës dënon me 15 vjet burg Millosh Plleskoviç

Millosh Plleskoviç është dënuar më 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u shpall fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë...

Lajme të tjera

Web TV