Rama ndërmjetësoi takimin , pas 5 vitesh rikthehen bisedimet turko- greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se 5 vitesh shkëputje, pala turke dhe ajo greke do të ulen sot në bisedime për të diskutuar në lidhje me kufirin detar. Delegacionet turke dhe greke do të takohen sot në Stamboll, takim ky i arritur me ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe që do të pasohet nga një takim tjetër në javët në vijim në Tiranë.

Bisedimet mes palëve kanë filluar prej vitit 2002 e deri ne 2016, por pa arritur asnjëherë në një konkluzion pozitiv dhe pas ardhjes së qeverisë Tsipras ato u ndaluan plotësisht.

Greqia këmbëngul se përcaktimi i vijës detare të jetë e vetmja çështje për diskutim ndërsa Turqia dëshiron një gamë të tërë çështjesh në tryezë, nga çmilitarizimi i ishujve grekë dhe “zonave gri” në Egje te të drejtat e pakicës myslimane të Greqisë në Trakia.

Sipas burime konfidenciale raportojnë mediat turke kësaj, Ankaraja  do të paraqesë këto argumente  (1) ujërat territoriale, (2) shelfi kontinental, (3) çarmatimin e ishujve grekë, (4) statusi ligjor i formacioneve gjeografike, (5) kufijtë në hapësirën ajrore dhe (6) aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit.

Ndërkohë që në mediat dhe politikën greke nuk duket se ka pritshmëri të larta, megjithatë ata shprehen se diskutimi nuk dëmton kurrë. Pala greke është e vetëdijshme se problemet që nuk arritën të zgjidheshin me vite të tëra nuk mund të zgjidhen brenda një viti  dhe kjo për faktin se mes Turqisë dhe Greqisë ka ende shumë ndryshime.

Me dialogun në zhvillim, Ankaraja do të shmangë mundësinë e sanksioneve në samitin e marsit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian. Për më tepër, ajo do të ketë një pamje më të qartë të marrëdhënieve SHBA-Turqi nën presidencën e Joe Biden, i cili nuk pritet të jetë aq miqësor me Erdogan sa paraardhësi i tij Donald Trump.

Të fundit

Italia nis transferimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në shtetin shqiptar

Italia ka rinisur transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, pas një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve. Forca detare...

Britania e Madhe forcon rregullat për blerjen e armëve të ftohta për minorenët

Britania ka marrë masa të reja për blerjen e armëve të ftohta si thikat. Autoritetet njoftuan të dielën se do të detyrojnë shitësit që...

Bujar Leskaj nga Athina: Do t’i japim zgjidhje njohjes së pensioneve në Greqi

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj i shoqëruar edhe nga sekretari për çështjet vendore në PD, Ylli Asllani, drejtuesit e degëve të PD-së në...

Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vënë theksin te rëndësia e zgjidhjes së problemit të pronave, të cilin e cilëson si një nga barrierat...

Gjendet një person i pajetë në liqenin e Komanit

Mëngjesin e sotëm, një person është gjetur i pajetë në ujërat e Komanit. Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV