Covid-19, pse vdesin më shumë burra se gra?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burrat kanë 1.7 herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19 sesa gratë. Kjo varet nga faktorët gjenetikë, hormonalë dhe të sistemit imunitar.

Në këtë konkluzion kanë dalë studiuesit e Universitetit Yale, të cilët në një artikull të botuar në revistën “Science” kanë identifikuar disa nga shkaqet. Një nga të parët, thonë studiuesit, vjen nga biologjia bazë. Gratë kanë dy kromozome X, burrat kanë një. Kromozomet X janë të rëndësishme sepse ato janë të pasura me gjene që rregullojnë përgjigjen imune. Në thelb, gratë kanë ‘nxitës’ të sistemit imunitar.

Tjetra arsye është ajo hormonale. Në një studim të kryer mbi minjtë e infektuar me Sars-Cov-2, një vdekshmëri më e lartë u vu re tek meshkujt. Kjo i atribuohet rolit mbrojtës të estrogjenit, hormoni seksual femërore.

Prania e këtij hormoni mund të ndihmojë në shtypjen e Ace 2, një receptor që virusi Sars-Cov-2 e përdor për të hyrë në qeliza.

Është vënë re se burrat që i nënshtrohen terapisë për kancerin e prostatës janë më pak të ndjeshëm ndaj infeksioneve të koronavirusit. Gjithashtu, sipas studiuesve të Yale, mosha amplifikon dhe nganjëherë saboton përgjigjen imune të një burri ndaj infeksionit Sars-Cov-2. Studiuesit kanë zbuluar se kur burrat 60-vjeçarë fillojnë të humbasin aftësinë për përgjigje fillestare imune ndaj koronavirusit të ri, shpesh ka gjithashtu një reagim të tepruar kompensues nga molekulat e tjera të sistemit imunitar që mund të çojë në inflamacion të dëmshëm.

Këta faktorë inflamatorë mund të shkaktojnë të ashtuquajturën ‘stuhi citokine’ e cila mund të çojë në dëmtime të mëdha të mushkërive dhe indeve të tjera. Modeli i shprehjes së gjenit që kontrollon përgjigjet imune të lindura ndaj infeksioneve virale (linja e parë e mbrojtjes kundër patogjenëve) fillon të bjerë në mënyrë dramatike tek burrat midis 62 dhe 64 vjeç, sipas studiuesve. Sidoqoftë, te gratë kjo përgjigje imune fillon të konsumohet rreth gjashtë vjet më vonë.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV