Përgjimet e antimafias italiane/ Rama: Dalin nga ata që ja kanë bërë nënën këtij vendi! Mënyrë e ulët për avantazhe politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ndërsa citoi konkluzionet e Prokurorisë Italiane, tha se drejtësia ka folur qartë, duke u shprehur se “ky është një turp që i mishëron më së miri ata që kanë prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi”.

“Do të zhgënjej sepse s’do të them për këtë do të flasë drejtësia, pasi në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkulzion grupi hetimor italian, dhe po lexoj konkluzionin për tu thënë pse është turp për ju që duhet të informoni publikun dhe ushqeni tymnajën. Citoj Prokurorinë pas më shumë se 1 viti udhëtimesh dhe bisedime me njëri-tjetrin për investime që do bëhen në Shqiperi ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan për shitjen e e rrobave të punës për të cilin ka pasur konflikt mes ortakteve.

Kjo është citim nga konkluzionet e Prokurorisë Italiane dhe marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe kërkesës për klikim dhe spektakël është një turp. Një turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasjeje, që janë të njëjtët dhe që prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet”, tha Rama.

Të fundit

“Harrohet” lufta, plas grushti në parlamentin ukrainas

Kaos dhe përplasje fizike në Parlamentin e Ukrainës të enjten, teksa dy deputetë u përleshën me grushte para votimit...

“PD ka marrë pushimet, në shtator nis teatri. Berisha një i moshuar mjeran”

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se PD tashmë i takon të shkuarës dhe se sipas saj është pajtuar me fatin e trishtë të saj,...

Një telefonatë e Donald Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias!

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një...

Kreshnik Spahiu: Ka një arsye pse Rama caktoi 4 kryetarë të rinj në Bashkinë e Tiranës

Kreshnik Spahiu thotë se në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast...

Zbulohet shkaku i vdekjes së Hulk Hogan

Hulk Logan vdiq nga një infarkt akut në zemër, i njohur ndryshe si atak kardiak, që ndodh kur qarkullimi i gjakut drejt zemrës bllokohet...

Lajme të tjera

Web TV