QSUT-ja rrethohet nga policia, Dritan Dajti dërgohet me URGJENCË në spital

Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 policëve është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor.

 

Ende nuk dihet se cili ka qenë shqetësimi i Dajtit, ndërkohë që ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie dhe spitali është rrethuar me policë.

 

Kujtojmë se herën e fundit që Dritan Dajti u soll në Tiranë në një klinikë private, u pezulluan disa policë të burgjeve, pasi nuk kishin njoftuar drejtorin e burgjeve.