Rama: “Flasim 7 herë në ditë me Pfizer, shpresoj të kemi lajme të mira”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama siguron të gjithë personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në vendin tonë, se të gjitha dozat e dyta për ta janë në dispozicion pasi janë bërë të gjitha kalkulimet që ata të mos mbeteshin pa të.

“Ata që kanë marrë dozat e para, kanë dhe dozën e dytë. Prandaj janë bërë të gjitha kalkulimet që të mos humbin procesin e vaksinimit. Pfizeri nuk është në një situatë të mirë me të gjitha vendet”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, përfaqësuesit kontaktojnë të paktën 7 herë në ditë me Pfizer.

“Faktikisht ne jemi në kontakt pa ekzagjerim 7 herë në ditë, që ata të respektojnë kontratën me ne. Dhe që të na sjellin partinë e parë të dozave. Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, por jemi shumë para me negociatat me Astrazeneca,shpresoj që në ditët në vijim do të jap një lajm të mirë për këtë,  por nuk mund të thuhet kurrë me saktësi se kur ndodhin gjërat.

Mund të thuhet që Shqipëri nuk është mbrapa askujt dhe shqiptarëve nuk do ti mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe kjo fazë kaq e vështirë e luftës me Covid, në raport me asnjë vend. Së shpejti shpresoj që të japim lajme të mira. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me PFizer dhe të lëshojë dozat si parti e parë. Unë besoj që në 10 ditët e ardhshme do të kemi stabilitet dhe qartësi për vaksinën”, shtoi kryeministri.

Të fundit

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, Rama ironizon PD me foton e LaCivita

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook...

Nuk arriti në finalen e ‘BBVA’, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale. Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo...

Dumani “hap letrat” në KLP: Janë shtuar kallëzimet nga qytetarët

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka publikuar arritjet e strukturës që ai drejton në raportimin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kreu...

E RËNDË në Tiranë! Ushtaraku nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, plagoset polici rrugor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit. Një efektiv i policisë rrugore i ka bërë shenjë për...

Nëse konsumoni një vezë në ditë, ulni rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë një vezë në ditë kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me ata që nuk hanë fare...

Lajme të tjera

Web TV