Alarmon nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një Covid ndryshe, nuk jemi në gjendje të themi nga vjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku e sheh me shqetësim situatën e pandemisë Covid-19 në Shqipëri dhe thotë se “ndoshta jemi në ditët më të këqija të këtij Covid-i”.
Duke iu referuar shtimit të rasteve të infektimeve në vend ditët e fundit, Ulqinaku u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania” se situata duhet marrë seriozisht dhe të rritet kujdesi i qytetarëve.

Sakaq, Ulqinaku konfirmoi se në Shqipëri po qarkullon një lloj ndryshe i koronavirusit, që nuk ka qenë identifikuar më parë.

Por, në laboratorët e ISHP-së, ende nuk është arritur të identifikohet nëse ku lloj virusi është shtami i gjetur në Angli, Afrikë të Jugut apo Brazil.

Pyetje: Jemi futur në një fazë të nxehtë të Covi-it apo janë raste që kanë ardhur nga grumbullimet e fundvitit?

“Mund të jenë të dyja bashkë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Unë do e konsideroja më mirë të ngremë pak alarmin se sa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrim shumë seriozisht, nuk duhet t’ja lëmë rastësisë e realisht duhet të fillojmë të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar përkundrazi ndoshta jemi në ditët më të këqija të këtij Covid. Pra nuk duhet të flemë mbi dafina për arsye se erdhi vaksina e cdo gjë po fillon drejt shuarjes, përkundrazi është fillimi i një lufte akoma të gjatë që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.

Pyetje: Në rastet e identifikuara së fundmi, kemi ne kapacitetet për të identifikuara nëse janë këto variante të reja të virusit që kanë qarkulluar apo bëhet fjalë deri tani për virusin bazë?

Lexo edhe :  Eksperti: Do të ketë arrestime të tjera para zgjedhjeve, e dinë dhe vetë politikanët!

“Jo ne mund të themi që është ndryshe nga virusi që ka qarkulluar, pra kemi arritur që me kapacitetin e laboratorit kemi arritur ta apgrejtojmë si të thuash por jo për ti vënë emër dhe mbiemër virusit të ri. Mund të themi që është një virus ndryshe, është koronavirus por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë, por s’jemi akoma në gjendje të themi është nga shtami i Brazilit, Afrikës së Jugut apo Anglisë, pra akoma po punojmë në këtë drejtim, por jemi në këtë fazë që të identifikojmë që është dicka e re që nuk ka qarkulluar deri tani në vendin tonë”.

Të fundit

Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në...

Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S’po luftoj të shkrij SPAK

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagon ndaj kritikëve të cilët thonë se po godet SPAK. Veliaj thotë se ndryshe nga Saliu, nuk po...

Dremitje e fortë: sa duhet të zgjasë një sy gjumë

Të bësh një sy gjumë, veçanërisht pas ngrënies, është një instinkt primar: në fakt, midis orës 13 dhe 14, temperatura e trupit tonë bie...

Ja sa kushton një shtëpi në Vlorë

Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. Gjatë fillimvitit të 2024-ës çmimet e apartamenteve në Vlorë u rritën ndjeshëm, për shkak të kërkesës që...

“Në Big Brother gjeta njeriun e jetës”, Bardhi: Mendova të lë muzikën se nuk po fitoja më

Bardhi ishte i ftuar në “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ku tregoi për vështirësitë e tij si ‘baba i ri’, në karrierë...

Lajme të tjera

Web TV