Balluku dhe ambasadori i Gjermanisë Zingraf firmosin 3 marrëveshje/ Nga HEC-i i Fierzës tek infrastruktura dhe menaxhimi i mbetjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka firmosur sot tre marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf. Nënshkrimi i këtyre marrëveshje, në tre sektorë kyç, është finalizim i një pune të gjatë mes grupeve të përbashkëta të punës.

Marrëveshja e parë përfshin rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, si hidrocentrali më i madh në vend, duke përmirësuar prodhimin në këtë HEC. Marrëveshja e dytë, lidhet me Programin e Investimeve për zhvillimin e integruar rajonal, e cila parashikon ndërhyrje infrastrukturore të integruara, në funksion të nxitjes së zhvillimit ekonomik të zonave me potencial turistik. Ky program do të zgjasë rreth 4 vite dhe pritet që të mbulojë një portofol total investimesh prej 50 milion Eurosh, ndërsa do të zhvillohet në Bashkinë e Pogradecit dhe atë të Pustecit në qarkun e Korçës si dhe bashkinë e Himarës në qarkun e Vlorës duke pasur në fokus shtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve turistike në këto bashki.
Marrëveshja e tretë i referohet programit për menaxhimin e qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve dhe ka qëllim parësor menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta, përmes investimeve në infrastrukturën përkatëse, si dhe mbështetjen institucionale për ofrimin e një shërbimi të përmirësuar në zonat e ndryshme të mbetjeve. Ky program kontribuon gjithashtu në zbatimin e planit të investimeve të parashikuara në Masterplanin e Mbetjeve të Ngurta dhe do të ndikojë në harmonizimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian, si dhe në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe sigurisht të jetesës së qytetarëve. Projektet e planifikuara përfshijnë gjithashtu ndërtimin e landfillit rajonal në Berat, si dhe ndërtimin e stacioneve të transferimit të mbetjeve sipas parashikimeve të masterplanit.

“Financimi i këtyre projekteve do të mbështetet në huatë me kushte të favorshme nga KfË, që është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm e të besueshëm në zhvillimin e Infrastrukturës rajonale. Financimit të komponentëve bazë u shtohen dhe grantet përkatëse për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve, ndërkohë që marrëveshja për menaxhimin e mbetjeve shoqërohet dhe me një grant investimi me vlerë 5.9 milionë euro. Në emër të Qeverisë Shqiptare shpreh konsideratën e lartë për Qeverinë Federale Gjermane si një nga partnerët Strategjik dhe gjithmonë i ndodhur pranë vendit tonë në këto dekada të rëndësishme për rimëkëmbjen e Shqipërisë. Falë bashkëpunimit tonë të shkëlqyer deri më tani kemi mundur të realizojmë një sërë projektesh me shtrirje ndër-sektoriale dhe jam besimplotë që ky partneritet do të vijojë të japë frytet e tij duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë”, theksoi Balluku.

Të fundit

11 maji, kush janë kandidatët që kërkojnë pamjet filmike në KQZ

Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Kryesisht...

Valle e tupana në “Arenën Kombëtare”, nis Europiani U-17 në Shqipëri

Ditën e sotme, ka nisur Kampionati Europian i moshave U-17 në vendin tonë. Sfida hapëse e këtij edicioni të madh që po mbahet në...

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” u rendit forcë e tretë...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në...

Lajme të tjera

Web TV