Basketboll, Endrit Hysenagolli, “MVP” i javës së 17-të të Superligës së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra kuqezi spikat në fitoren e Bashkimit dhe zgjidhet si më i miri i javës së 17-të. Në mungesë të hapjes së sallave dhe pallateve të sportit në Shqipëri dhe lejimit të zhvillimit të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit, janë të shumtë basketbollistët e Shqipërisë që kanë kapërcyer kufirin verilindor dhe u janë bashkuar skuadrave të ndryshme të Superligës së Kosovës.

Njëri prej tyre, që po spikat me paraqitjen e tij është edhe Endrit Hysenagolli. Në fundjavë u zhvillua java e 17-të e Superligës së Kosovës në basketboll për meshkuj. Dhe, në bazë të indeksit, basketbollisti më i mirë i javës së 17-të është zgjedhur pikërisht qendra e Bashkimit dhe Kombëtares Shqiptare. Në takimin ndaj Vëllaznimit, Hysenagolli shënoi 20 pikë, fitoi 17 topa në tabelë dhe dha edhe dy pasime për kosh, ndërsa indeksin e paraqitjes e kishte 33.

Duke folur pas ndeshjes, ai e vlerësoi paraqitjen e skuadrës prizrenase. Hysenagolli u përballë me qendrën e Vëllaznimit, Emanuel Omogbo, i cili gjithashtu zhvilloi një ndeshje të mirë. Dhe kjo për basketbollistin kuqezi ndryshoi edhe planet e ndeshjes. Që nga transferimi në Bashkim, Hysenagolli ka zhvilluar ndeshje të mira, ndërsa kjo është hera e parë që shpallet “Lojtari Më i Vlefshëm” (MVP) i javës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndërkohë, në 5-shen e më të mirëve, me indeksin më të lartë në javën e 17-të, përveç Hysenagollit dhe Omogbosë së Vëllaznimitjanë edhe Brendon Uolltër i Pejës dhe Dajën Dikson të Pejës dhe Ajsajah Trejlor i Rahovecit.

Të fundit

Lufta rrit ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet botërore, po reflektohet edhe në Shqipëri

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën...

Trump u tërhoq, Teherani mburret: Materialin bërthamor e kemi futur në vend të sigurt

Izraeli ka nisur raketa drejt Iranit në një përpjekje për të dëmtuar aftësitë e tij bërthamore që nga e premtja e kaluar, dhe Presidenti...

Nikaragua: Vrasja e gazetarit Bill Stewart dhe fundi i regjimit të Somozës

20 qershor 1979 Më 20 qershor 1979, gazetari amerikan Bill Stewart, korrespondent i rrjetit ABC News, u ekzekutua me gjakftohtësi nga një ushtar i regjimit...

Tjetër rast korrupsioni Meta-Kryemadhi/ Blerje dhe shpenzime me paratë e një biznesmeni

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me dosjen ku i përfshirë rrzulton ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi, mësohet se është...

Apeli i jep të drejtë Trump për kontrollin e Gardës Kombëtare në Kaliforni

Një gjykatë federale e apelit në SHBA ka vendosur të lejojë Presidentin amerikan Donald Trump të ketë kontroll mbi rreth 4,000 pjesëtarë të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV