Epidemiologu Alimehmeti shpjegon pse mund të prekesh nga Covid-19 edhe pas vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaron se edhe në rast se një person bën dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19, sërish mundësi të infektohet me koronavirus. Duke folur për rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, Alimehmeti tha se vaksina në 10-12 ditët e para nuk është në lojë, pra personi që i është injektuar mund të quhet në këto ditë i pavaksinuar.

Por sipas tij ka dhe raste të pashpjegueshme për të cilët nuk bëhet dot krahasim, por ai kujton se edhe Pfizer e ka deklaruar qartë se efektiviteti i vaksinës është 94.7%, pra përqindja që ngelet ka mundësi që vaksina mos jetë efektive.

Alimehmeti në këtë diskutim iu referua rastit të mjekut Pëllumb Pipero, i cili ka 16 ditë që ka marrë dozën e parë të vaksinës dhe sot rezultoi pozitiv me COVID-19.

”Megjithatë 10-12 ditët e para vaksina s’është në lojë, quhemi të pavaksinuar. Edhe kur ke bërë 2 dozat me procedurë rigoroze, është mundësia e infektimit.

Nuk e njoh situatën, duke marrë parasysh që nuk gjenerojmë dot të gjeneralizojmë. Ajo që kemi nga Pfizer, është ky informacion, kemi mesatare. Bëhet nga individë të ndryshëm. Ka dhe raste të pashpjegueshme. S’mund të bëjmë dot krahasim.

Do dokumentohet shumë shpejt situata ku jemi. Ajo që është e sigurt, është që vaksina prodhon përgjigje, nuk është 100%. Është diçka teknikisht e pritshme. Pra edhe total, edhe po ka bërë dy dozat siç duhet brenda 21 ditëve, Pfizer deklaron efektivitet 94.7%. Ka të infektuar edhe tek të vaksinuarit. 8 te të vaksinuarit, 162 tek të pavaksinuarit. Pra ishin rastet gjithsesi. Një dozë vetëm ofron më pak mbrojtje, prandaj është e pranueshme që shifrat të jenë më të larta. Izraeli ka vaksinuar 47% të popullsisë, efektiviteti me një dozë është 33%”, tha mjeku.

Lexo edhe :  Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

PYETJA: A të zë virusi më lehtë vetëm nga vaksina?

Nuk është studiuar ende, shkon që të ketë klinikë më të lehtë. Por të dhënat nuk janë të sigurta. S’i ka as Pfizer, as FDA. Jemi në terren të paeksploruar.

PYETJA: E keni bërë vaksinën?

Jo ende. Nuk jam lajmëruar për ta bërë, por edhe sikur unë jam ndër ata më të rinj, pa sëmundje, e kalova në rrugë natyrale. Nuk jam prioritar. Janë mjekët ata më të vjetër, edhe që kanë ndonjë sëmundje.

Kur të vijë radha e 40-50 vjeçarëve do e bëj. Prioriteti është për personalin në krye në radhë të parë. Në moshë të madhe mbi 60 vjeç

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV