Tre muaj para zgjedhjeve/ Balla parashikon rezultatin: Ja sa mandate fiton Partia Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë detaje për programin politik të PS. Balla deklaroi se “Ne jemi në garë me njerëzit. Ne kemi disa, jo një. Për cdo sektor ne kemi një qasje që është në implementim. Ne kemi arritur që në këto 7 vite qeverisje të ndërtojmë shtet në Shqipëri, një shtet që kujdeset për qytetarët. Jemi përpjekur të mos lëmë askënd vetëm. Ne jo vetëm do të rikonfirmojmë 74 mandate, mbase dhe më shumë”.

Kur do ta njohin njerëzit programin politik të PS? Kur do ta prezantoni të gjithin?

Ne nuk hyjmë në këtë debat, fare, se nuk kemi kohë të fillojmë të diskutojmë se ç’premton Luli e ç’premton Mona. Luli e Mona janë të gatshëm t’iu premtojnë shqiptarëve parajsën e parë. Ndërkohë që ne nuk jemi në konkurrim me ta. Ne kemi një program që është në implementim të përditshëm, ne kemi një garë me pritshmërinë e shqiptarëve ndaj nesh. Jam i vetëdijshëm që ne nuk kemi arritur të përmbushim dot pritshmëritë e qytetarëve, por këta duhet të kuptojnë se është vetëm alternativa e PS që mund të vazhdojë ta mbajë trenin në shinat e vendosura. Shifrat deri tani kanë qenë shumë domethënëse. Imagjinoni që spitalet, në kulmin e pandemisë, të ishin spitalet e pak viteve më parë. A mund të mendohet se shqiptarët ikin për shkakun tonë dhe Ilir Meta qenka shpëtimi i tyre? Në ka një arsye pse ikin shqiptarët, është Ilir Meta. Ndër vendet me numrin më të madh të shpopullimit është Bullgaria, ku ka fshatra pafund të zbrazura tërësisht. Rumania, Kroacia, Portugalia, etj. kanë probleme me largimin e njerëzve. E vërteta është se sot shqiptarët kanë shumë më shumë mundësi. Unë nuk mund të them që Shqipëria do të ketë pagat që jep Gjermania për mjekët, por ne i kemi rritur pagat. Ne i rritëm këtë pagat me 40%. Gjeni një vend tjetër që ka bërë një rritje pagash në këtë nivel. Iu bëj thirrje liderëve të opozitës të mos iu bëjnë shqiptarëve leksione për maskën, sepse ata nuk kanë nevojë të shohin fytyrat e tyre.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV