Agim Canaj, trajneri i ri i Korabit, zëvendësoi Klevis Dalipin, 58-vjeçari prezantohet para skuadrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësoi Klevis Dalipin, 58-vjeçari prezantohet para skuadrës në Peshkopi dhe nis punën. Nuk ka zgjatur më shumë se 3 ditë dilema për emrin e ri të stolit të Korabit, pasi klubi dibran ia ka besuar drejtimin e skuadrës për gjysmën e dytë të sezonit një emri të njohur si Agim Canaj. Më 25 janar, pas një viti në drejtim të skuadrës dibrane, elbasanasi Klevis Dalipi dha dorëheqjen drejtimi i Korabit, duke sqaruar se e kishte marrë këtë vendim “për një sfidë tjetër profesionale”.

Dhe drejtuesit e klubit nuk kanë humbur kohë për të gjetur “timonierin” e ri, duke ia besuar drejtimin e skuadrës trajnerit të njohur vlonjat. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi dibran nëpërmjet një postimi në profilet e tij në rrjetet sociale. 58-vjeçari është prezantuar të enjten përpara skuadrës, teksa nuk ka humbur kohë duke ia nisur menjëherë nga puna. Ish-lojtari i njohur i Dinamos, por edhe Kombëtares, ka një përvojë të madhe si trajner.

Në të kaluarën, ai ka drejtuar shumë klube si Dinamo, Lushnjën, Shkumbinin, Besën, Skënderbeun, Flamurtarin, Gramozin, Bylisin, Kukësin dhe Tërbunin. Por trajneri i njohur nuk ka drejtuar ekip që në verën e vitit 2019, pasi u largua nga Vllaznia, që u ngjit në Kategorinë Superiore. Kjo është hera e parë që Canaj drejton skuadrën nga Peshkopia, teksa do të kërkojë ta rikthejë në elitë. Hëpërhë, Korabi ndan vendin e dytë dhe të 3-të me Burrelin, me nga 16 pikë secila.

Të dyja skuadrat janë në ndjekje të Dinamos, që kryeson grupin A, apo grupin e Veriut, në kuotën e 20 pikëve. Natyrisht, synimi i trajnerit Agim Canaj dhe skuadrës së tij është sigurimi i vendit të parë në grup, që të ngjit automatikisht në Kategorinë Superiore, ose të paktën vendi i dytë, që të çon në “play-off”-in e të dytave të dy grupeve të Kategorisë së Parë, fituesja e të cilit shkon më pas në duelin e “play-out”-it me skuadrën që renditet e 8-ta në Superiore.

Lexo edhe :  NBA Playoffs/ Indiana Pacers me një “këmbë” në finale, Haliburton gjunjëzon Knicks

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV