I vodhi 60 mijë lekë pacientit me Covid që ndërroi jetë, Gjykata lë në burg infermieren e Infektivit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin, e cila i vodhi 60 mijë lekë nga pacienti me Covid i cili më pas humbi jetën.

30-vjeçarja, Ronida Hysa do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve. Hysi ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo ka thënë se e bënte për arsye ekonomike, jetonte me fëmijën 2-vjeç.
Hysa u arrestua 2 ditë më parë, pasi u vërtetua se ajo kishte marrë 60 mijë lekë nga pacienti që ishte i shtruar me COVID në Infektiv. 20 mijë lekë Hysa ia kishte marrë në kuletë, ndërkohë që 40 mijë lekët e tjera i kishte tërhequr nga banka, pasi djali i viktimës ia kishte dhënë në vete kartën ku dhe i kishte shënuar edhe pinin.

Një ditë më parë Urdhri i Infermierëve i ka bllokuar licencën e ushtrimit të profesionit, Ronida Hysës dhe më pas në varësi të asaj çka do të vendosin togat e zeza, Urdhri do të mblidhet sërish për të përcaktuar nëse do i hiqet ose jo përfundimisht licenca.
Kjo ngjarje është denoncuar nga i biri i të ndjerit, 25-vjeçari me iniciale F.D. pranë emisionit investigativ ‘Stop’. Sipas denoncimit të 25-vjeçarit, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 20 mijë lekë, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankomati ishin tërhequr 40 mijë me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Lexo edhe :  U nda papritur nga jeta/ Artur Zheji po festonte datëlindjen e të birit në Sarandë

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të COVID-19. Punonjësit e spitalit COVID- 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 20 mijë lekë. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

Të fundit

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente...

Lajme të tjera

Web TV