Aksidentale apo me dashje? Si u vra Klodjan Rasha ?

Prokuroria ka përfunduar hetimet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Tashmë nuk ka më dyshime se Rasha është vrarë me dashje nga polici Hajdaraj. Në kamerat filmike duket se efektivi e ka kapur fillimisht të riun nga krahu, por ai ka arritur që të largohet.

Më pas ai e ka qëlluar me armë duke i shkaktuar vdekjen. Sipas informacioneve për mediat, Klodian Rasha nuk ka qenë i armatosur ditën e ngjarjes dhe këtë e ka ditur edhe Nevaldo Hajdaraj, efektivi që qëlloj mbi të natën e 8 dhjetorit.

Pas zbardhjes së kamerave afër vendin të ngjarjes, tashmë organi i akuzës është i bindur për këtë fakt.

Në pamje shihet qartë se Nevaldo e ka parë që Rasha nuk ka pasur armë, por sërish ka qëlluar mbi të.

Pritet që efektivit Nevaldo Hajdaraj ti komunikohet akuza e vrasjes me dashje dhe më pas dosja do ti dërgohet gjykatës.