Flet e moshuara që u grabit: Kam vrimë në zemër, 16-vjeçarja u shtir si e sëmurë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lume Zela është 64-vjeçarja e cila ra pre e grabitjes nga të dy të rinj, një djalë 18-vjeç dhe një vajzë 16-vjeç, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa gruaja ka treguar për “Shqiptarja.com” se vajza ishte shtirur si e sëmurë dhe se i kishte kërkuar një gotë ujë.

Më pas e moshuara rrëfen se e mitura i hodhi gazin lotsjellës sapo ajo i ofroi gotën e ujit dhe më pa se tërhoqi zvarrë, duke mbyllur në dhomë.

Ajo tregon se jeton e vetme me mbesën dhe se nuk e di akoma nëse vajza ka vjedhur ndonjë gjë në shtëpi dhe se po kontrollojnë.

“Ka qenë ora rreth 10 pa 20, më kërkoi ujë. Më tha ‘aman se jam lodhur, jam sëmurë’ mundësisht një gotë ujë, posi i thashë unë se në fund të fundit jemi njerëz, gocë e re nuk e pandeha se kishte ndonjë qëllim të keq, mora gotën e ujit, pastaj u shtir sikur ishte sëmurë, më kapi kriza se kam vrimë në zemër se ashtu kam lindur. Ulu këtu, na pije ujin, sa ma dha gotën më hodhi sprajin në fytyrë dhe sot jam e ënjtur në sy sa s’ka ku të vejë më. Pastaj më kapi duart dhe më tërhoqi zvarrë dhe më çoi te dhoma dhe më kyçi. Pastaj dëgjoja hapat që po kontrollonte, po ca kërkon moj bijë e nënës, ca të kam bërë, nuk e di se ca halli ke. Mbylle gojën se do të të vras, do të ther, më kap ajo mua, kap unë atë për lesh koke, dhimbjet e syve sa s’ka më sikur po më plasnin, pastaj më kyçi derën dhe iku, me telefon dilte deri këtu, i tha pse del jashtë dhe llafos. Njëherë dy herë, si duket ka thirrur ndonjëherë dhe iku me nxitim. Po shohim se ca na kanë vjedhur se kam pasur disa gjëra floriri, ishte vetëm gjatë gjithë kohës. E dallova, ma treguan policët dhe e njoha, ishte dorë e zezë, nuk e njihja më parë, por fytyrën e dallova. Kam thyer xhamin e dritares që dola matanë, se më kyçi, mua m ra të fikët, u përmendja dola nga penxherja mora në telefon dhe erdhi policia”, rrëfen e moshuara.

Të fundit

Fitore e “dhunshme” në Holandë, Arsenal shkatërron PSV me shtatë gola

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të...

Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin...

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia është dënuar me gjobë, për...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV