Konferenca ‘Kostot e Demokracisë’/ Balla: Do të bëjmë zgjedhje me standardet më të larta, garantojmë votën e shqiptarëve më 25 prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në konferencën e zhvilluar sot garantoi se mazhoranca do të organizojë zgjedhje me standardet më të lartë më 25 prill.

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Konferencën: “KOSTOT E DEMOKRACISË – II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”

Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik në vend, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të shopërisë civile,

Të nderuar qytetarë

Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndoshë.  Edhe pse në kushte aspak të favorshme për shkak të pandemisë së COVID-19, zhvillimi i zgjedhjeve është një parakusht i panegociueshëm për të mundësuar mbijetesën e një demokracie. Për këtë qëllim oërpos kushteve të tjera të cilat mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve me standard duhet të jemi të ndërgjegjshëm në respektimin me vigorozitet të të gjithë masave ta vendosura nga Komiteti Teknik për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Për hir të së vërtetës ndihem komod sot si përfaqësues i Partisë Socialiste për shkak të vullnetit të qartë, të dëshmuar edhe në reformën e fundit, për të realizuar zgjedhje me standarde dhe një proces zgjedhor të bazuar në konsensus midis aktorëve politikë.

Gjithëpërfshirja është një parim që Partia Socialiste e ka të rëndësishëm sidomos kur bëhet fjalë për procesin zgjedhor. Kujtoj që për të mundësuar gjithpërfshirjen ne Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore na u desh të shpiknim formulën e vendit të rezervuar për Opozitën Jashtëparlamentare.

Më tej edhe marrëveshja e 5 Qershorit ishte fryt i këtij parimi të padiskutueshëm edhe në kushte sui generis në të cilën na u desh të ballafaqoheshim për shkak të largimit en bloc të opozitës.

Ndonëse ashtu siç me të drejtë konstatoi edhe Komisioni i Venecias në opinionin e përbashkët me OSBE/ODIHR, dorëzimi i mandateve  en bloc nga opozita shkon kundër trashëgimisë zgjedhore Evropiane. Po aq e vërtetë edhe konstatimi që bën Komisioni I Venecias mbi legjitimitetin e Parlamentit edhe pse me një numër të kufizuar deputetësh, që sipas saj është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Siç e kam theksuar edhe më herët, reforma aktuale nuk është absolutisht ajo që Partia Socialiste priste dhe sidomos për realitetin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka ende shumë vend për përmirësime,  apo akoma më shumë vend për të modernizuar procesin,  duke synuar minimizimin e shfaqjeve negative në këtë proces.

Për hir të të së vërtetës ashtu siç edhe raportet e OSBE/ODIHR e kanë nënvizuar, këto fenomene negative  kanë ardhur duke u tkurrur vis a vis viteve të mëparshme.

Lexo edhe :  Kreu i SPAK, Altin Dumani: Gati strategjia e hetimit të krimit zgjedhor

Jam i bindur që një konstatim i tillë mund të gjente dakordësinë e shumicës dërrmuese këtu në panel nëse çdo palë zgjedhje në Shqipëri do të shiheshin si pjesë të një procesi dhe mbi baza krahasimore me zgjedhjet e zhvilluara më parë në vend.

Nga ana tjetër, ne si Partia Socialiste e Shqipërisë jemi shumë të angazhuar për të adresuar të gjitha rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR të lëna ndër vite.

Pa dashur të zgjatem, pasi jam i bindur që të tjerët do të flasin me detaje, dua të theksoj rëndësinë e dy elementëve të cilët duhet të jenë domosdoshmërisht pjesë e reformës së ardhshme elektorale.

Elementi i parë është nevoja për të kapërcyer traditën e pakuptimtë dhe nevojën për të depolitizuar komisionet zgjedhore, e cila besoj vazhdon të na rendisë si rastin unik në botë. Më vjen keq ta theksoj se depolitizimi është një hap që për hir të së vërtetës është kërkuar tradicionalisht dhe para çdo reforme zgjedhore nga partnerët ndërkombëtarë dhe në mënyrë të posaçme nga ekspertët e ODIHR por me reformën aktuale ne dështuam ta adresonim këtë rekomandim.

Së dyti, do të doja të nënvizoja edhe domosdoshmërinë për të adresuar në mënyrë më të qartë dhe mundësisht më efikase, edhe çështjen e korrupsionit zgjedhor, i cili krahasuar me të shkuarën është tkurrur në mënyrë të ndjeshme, por mbetet një shqetësim.

Jam i bindur se rregullat e forta të vendosura për fushatën zgjedhore na kanë dhënë një bazë të fortë, për të pasur një proces zgjedhor më të mirë. Po kështu me rëndësi është edhe transformimi strukturor i organizimit të shtetit në nivelin e dytë i cili ka shënuar një hap kolosal në luftën kundër korrupsionit dhe ka sjellë një ulje drastike të këtij fenomeni, që në nivelin e dytë të qeverisjes ka qenë shumë i përhapur.

Në kushte e reja të mundësuara nga reforma zgjedhore është pak por e sigurt se kemi një bazë shumë më të shëndetshme dhe shumë më të favorshme për të zhvilluar zgjedhje me një cilësi më të lartë.

Edhe pse këtu do të rishpreh pikëpamjen time të kahershme, që kur ka konsensus jo domosdoshmërisht është arritur më e mira e mundshme.

Jam i bindur që do t’ia dalim të organizojmë zgjedhje me standarte më të larta se ato pararendëset,  por mbi të gjitha jam i bindur që do të çojmë më tutje, rekomandimet e mbetura të lëna nga OSBE/ODIHR.

Shumë faleminderit!

Të fundit

Nisin dorëheqjet nga krerët e degëve të PD pas deklaratës së Berishës

Pas deklaratës së Sali Berishës dhe udhëzimit të PS që të gjithë kryetarët e degëve që duan të kandidojnë...

I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore

eanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë. Shkak është mungesa e avokatit të Aldo Majnishtës dhe ky i...

Lëkundje tërmeti në Shkodër, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në Shkodër. Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka...

Rusia e gatshme për bisedime bërthamore me SHBA-në

Në Rusi kanë thënë se janë të hapur për të negociuar çarmatimin nga armët bërthamore. Moska do të angazhohet me Washingtonin, por vetëm nëse përfshihen...

Për herë të parë në 30 vite, qyteti i Nju Jorkut kalon 5 ditë pa viktima nga të shtënat

Qyteti i Nju Jorkut ka kaluar 5 ditë (mes të dielës së javës së kaluar dhe të enjtes së kësaj jave) pa viktima nga...

Lajme të tjera

Web TV