Theu ‘Arrestin në shtëpi’ e plagosi me thikë ish-bashkëshorten se bënte zhurmë gjatë ditëlindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kastriot Dema, i riu i cili qëlloi me thikë ish-gruan e tij se po bënte shumë zhurmë teksa po festonte ditëlindjen, është arrestuar ditën e sotme nga ana e uniformave blu.

Referuar burimeve zyrtare, Dema, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë ka thyer masën e ‘Arrestit në shtëpi’, duke dhunuar ish-gruan, Charlote (shtetase italiane) dhe e qëlluar me thikë në zonën e parakrahut, fatmirësisht të lënduar lehtë. Ndërkohë, duke iu referuar të njëjtave burime janë proceduar ne gjendje të lirë G. B dhe F. V.. Policia thotë se këta të fundit kanë ndërhyrë në konflikt, por Dema ka pretenduar se këto janë shokët e gruas dhe e kanë rrahur atë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit K. D (i arrestuar) dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve G. B dhe F. V, të proceduar në gjendje të lirë”, njofton policia.

Lexo edhe :  Konflikti i Bledjon Nallbatit, Ivi Kaso kërkon falje në emër të PD-së: SPAK të hetojë

Si ndodhi ngjarja? Charlote ka qenë duke festuar ditëlindjen në dhomën e saj në hotel me disa të ftuar. Ish-bashkëshorti i Charlote ndodhej gjithashtu në hotelin në pronësi të tyre, por në dhomë tjetër dhe i dënuar me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për dhunë në familje. Ai u ka kërkuar të ftuarve të bashkëshortes dhe vetë asaj që të mos bënin zhurmë gjatë festës. Ndërkohë në debat e sipër janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit burri ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar, por për fat të mirë e ka plagosur në dorë dhe nuk i ka shkaktuar probleme. Dema së bashku me ish- gruan e tij kanë një resort në këtë zonë. Prej kohësh italiania kishte urdhër mbrojtje nga policia pasi burri i saj e dhunonte herë pas here.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV