Meta harron Presidentin, kthehet tek LSI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri dhe Presidenti përplasen “online”, Meta: Shqipëria nuk futet në thes me banditët. Rama: Mos e përdor Presidencën si thes për LSI.

Fernada Cenko

Presidenti qëndron mbi palët! Por Ilir Meta bëhet pal me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike duke bërë reagime si në opozitë. Edhe dje, Meta ka lançuar një mesazh në rrjetet sociale për qëndrimin që duhet të mbajnë shqiptarët për zgjedhjet e përgjithshme që do të yhvillohen më 25 prill. Edhe pse partinë për shkak të postit që mori, ja kaloi bashkëshortes së tij, Meta nuk e ndal opozitën ndaj Ramës dhe qeverisë. Kreu i Shtetit ka sulmuar shpesh herë Kryeministrin Edi Rama për shumë çështje që nga posti i Presidentit nuk i takon, pasi ai është institucion dhe jo parti politike. Përplasjet mes tyre janë bërë në rrjetet sociale. Në një status, Meta ka orintuar shqiptarët se për kë duhet të votojnë duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama. Meta shkruan se Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. Sipas tij, më 25 prill, Shqipëria do të jetë në dorë të shqiptarëve. “Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. Harrojeni! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”, shkruan Meta. Por kryeministri Rama nuk i është vonuar në përgjigje. Edhe kreu i qeverisë ka reguar në rrjetet sociale. Ai shkruan: “Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi”, shkruan Rama. Në prag të zgjdhjeve edhe presidenti, i cili duhet të qëndrojë mbi palët publikon mesazhe me karakter elektoral. Para dy ditësh Meta dekretoi tre ligjet që sjellin në Shqipëri vaksinën Pfizer.

Të fundit

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Reagon Balla: Autori të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia që...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në mesditë dhe pasdite në zonat pranë maleve. Era do...

Ja pse stresi bën që të shtoni peshë

Stresi ju bën të shtoni peshë: disa kërkime shkencore e konfirmojnë këtë njëherë e përgjithmonë. Pavarësisht nga lloji i reagimit që kanë njerëzit individualë...

U vra sot me armë zjarri, efektivi Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të...

Richard Orlinski në Tiranë/ Veprat e skulptorit të njohur çelin javën franceze në Tiranë

Veprat e skulptorit të njohur francez Richard Orlinski kanë ardhur në Tiranë dhe janë ekspozuar përpara Piramidës. Me këtë ekspozitë hapet java kulturore franceze në...

Lajme të tjera

Web TV