Albin Kurti nuk certifikohet për zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Supreme në Kosovë ka njoftuar të premten se ka pranuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikim të kandidatëve për garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Sipas kësaj Gjykate, Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezi duhet të shtohen në listën e kandidatëve të LVV-së, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë vlerësim të gabuar të dënimit trevjeçar. “Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3-vjeçar duhet të llogaritet duke iu referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, është thënë në vendim. Kjo nënkupton që Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi, nuk do të garojnë në këto zgjedhje.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Në vendimin e së premtes, Gjykata Supreme ka miratuar pjesërisht edhe ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke kërkuar që kandidatit Shemsedin Dreshaj t’i mundësohet futja në listën e kësaj partie. Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati nuk mund të certifikohen, bazuar në këtë vendim. “Edhe në rastin e pranimit të pjesshëm të ankesës së AAK-së, bëhet fjalë për vlerësimin e gabuar të afatit 3-vjeçar, ndërkohë që duhet referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç, e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, është thënë në vendim.

Ndërkaq ankesat e nisura nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Nova Demokratska Stranka (NDS) dhe NISMA Socialdemokrate, janë konsideruar të pabazuara.

Si erdhëm deri këtu?

Në mbledhjen e mbajtur më 22 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të mos certifikuar listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate dhe disa parti të komuniteteve joshumicë. Në këtë mbledhje, Nisma Socialdemokrate nuk u certifikua as si parti. Ky vendim i KQZ-së nxiti reagime të shumta të partive politike, pasi vetë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim kishte rekomanduar që të certifikohen listat zgjedhore të të gjitha partive.

Gjatë seancës së 22 janarit, anëtarët e KQZ-së miratuan listat me kandidatë që nuk ishin ndesh me ligjin apo të atyre partive, që kishin zëvendësuar emrat në listat e tyre pas verifikimit të kryer nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar dhjetorin e kaluar, lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Avdullah Hoti, KQZ-ja ka ndërmarrë një proces të verifikimit të kandidatëve për deputetë, për të parë nëse ata nuk kanë probleme me ligjin. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në një përgjigje dërguar KQZ-së më herët gjatë këtij muaji, ka thënë se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin.

Lexo edhe :  Moti përgjatë fundjavës/ “Pranverë” në dimër, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Aktgjykimi i Kushtetueses, por edhe neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, thotë se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë.

 

Etapa e re/ Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt lidhin marrëdhënie diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt lidhin marrëdhënie diplomatike. Në njoftimin për media thuhet se Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit. “Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm. Ditën e hënë, më 1 shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”, thuhet më tej.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020. “Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur Haradinaj.

 

Ish- i dërguari i Trump/ Grenell: 20 vjet dështuat për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi

Ish i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi se demokratët kanë dështuar për të zgjidhur problemin Kosovë-Serbi.

“Estabilshmenti në Uashington nuk e dëshiron askënd nga jashtë, ata duan të shtiren sikur janë të vetmit që e kuptojnë këto çështje të komplikuara. Dhe kështu për presidentin Biden, që kthehet tek grupi i njëjtë i njerëzve që kanë qenë duke pritur në Uashington DC që nga përfundimi i administratës së Obamas.

Duke pritur që koha e tyre të vinte prapë, dhe tani fillojnë të punojnë prapë në çështjet e njëjta që më herët kanë dështuar. Ata duan përballje të lehta, ata duan njerëz që kanë qenë aty pari për shumë vite dhe që luajnë lojën e tyre. Ja pse e urrenin Donal Trumpin, sepse ai ishte nga jashtë, unë mund t’ju them shembull perfekt, është çështja e Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguari special, nga i gjithë establishmenti më është thënë se duhet të shkoj dhe të formoj ekipin tim nga njerëzit që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet. Dhe unë iu thash, a nuk mendoni se ata kanë dështuar në këtë çështje pasi kanë punuar 20 vite, ndoshta na duhen ide të reja. Por, kjo nuk shkon në Uashington, është mentaliteti i jashtëm të cilin e urrejnë”, tha ai

Të fundit

Tatimet: Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesën e re

Bizneset dhe të punësuarit e tyre, aktual dhe ata rishtazi, duhet të ndryshojnë deklaratën mbi statusin personal. TIRANE- Drejtoria e Tatimeve ka...

“Nuk do të shantazhohem”/Meloni reagon pas vendosjes nën hetim: S’do të lejoj të trembem!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pasi wshtw vendosur nwn hetim nga autorietet pwr lirimin e një oficeri policie libian të kërkuar nga Gjykata...

”The Guardian”: Karnavalet e Shkodrës më të veçantat në Ballkan

Në Kroaci, në Malin e Zi dhe në Shqipëri, trashëgimia e pushtimit venecian jeton në një seri karnavalesh spektakolare, që këto ditë kanë një...

Arrestohet në flagrancë polici, ishte i dehur në timon dhe shkaktoi aksident

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë D. C., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Postën e Policisë Këlcyrë i...

Atalanta merr “goditje”, Lookman lëndohet dhe humbet sfidën me Barcelonën

Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, vetëm një ditë përpara super sfidës me Barcelonën, Atalanta humbet sulmuesin kryesor, Ademola Lookman. Klubi bergamask ka...

Lajme të tjera

Web TV