Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e Elbasanit deklaroi se zgjedhjet dhe vota janë ushtrim i autoritetit të sovranit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se gjatë këtij mandati të Kuvendit, 23 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike.
Sipas Ballës, dmokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Zgjedhjet dhe vota janë ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 23 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta soj politikanësh që tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota. Luli dhe Monika, Iliri dhe Saliu janë të gatshëm t’ju tradhëtojnë përsëri.
Demokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës. Dhe mos harroni se Luli gënjeu kur u zotua se do ta çonte shpk-në e Ilir Metës për skrap. Është koha që ta çojmë realisht për skrap LSI-në dhe këta soj politikanësh.
Vijojmë takimet në çdo cep të Elbasanit.
#shqipëriaqëduam??☀️